Nga Çim Peka - 19:02, 27/09/2026
Rama foli gjatë për Vlora Hysenin, por la pa përgjigje pyetjen që e ndjek personalisht: çfarë dinte ai për lidhjen e saj me Ergys Agasin dhe kur e mësoi?
Emri i Agasit dhe afërsia e tij me pushtetin nuk dolën për herë të parë këtë javë. Mediat kishin raportuar edhe më parë për lidhjet e tij me Hysenin. Në dhjetor 2025 u publikuan pamje të cilat tregonin Agasin duke lëvizur në eskortën e Ramës. Këto raportime nuk provojnë vetvetiu se kryeministri dinte për komunikimet që po heton SPAK. Por e bëjnë të domosdoshme një përgjigje konkrete, jo një monolog për përgjegjësinë «individuale».
Në vend të saj, Rama zgjodhi të sulmonte mediat që publikojnë skandalet. Ngriti akuza të rënda për financimin e dy prej tyre, pa paraqitur prova në fjalim, ndërsa nuk iu përgjigj me të njëjtën forcë pyetjeve për financimin e të gjithë mediave të tjera me para të lidhura, me krimin, inceneratorët, Ballukun e Agasin. Ish “Topi i Tanit”, sot “Topi i Ramës” që paguhet herë nga Lali, pastaj Bela, pastaj Gysi, së fundi do e kuptojmë shpejt, është sot “arma” e Ramës për të mbuluar krimet. Dhe, e përdala e SPAK për të sulmuar me regji ata që i leshon Rama.
A ishte panik? Kjo mbetet një lexim politik. Por pyetja që monologu nuk e zhduku është fare e matshme:
Nëse Rama nuk dinte çfarë po ndodhte mes njerëzve kaq pranë qendrës së pushtetit, pse nuk dinte? Nëse dinte, pse nuk veproi?
Dhe së fundi, Rama mund të dërgojë mesazhe kërcënuese, tashmë jo vetëm për mbyllje të mediave por edhe për eleminime fizike të ne pak gazetarëve që po i publikojmë, por nuk do t’i bëjnë punë. Është shumë vonë dhe ndaj njerëzve të gabuar. Le ta provojë!
© SYRI.net