VIDEO/ Fjalimet në OKB, Maliqi: Rama foli për veten e tij, Kurti kishte në fokus të çështjes së Kosovës

18:59, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari shqiptar Nefail Maliqi, i cili jeton dhe punon në Gjenevë, ishte i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në SYRI TV, me moderatoren Dori Daka, ku foli për zhvillimet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe paraqitjen e liderëve shqiptarë në Nju Jork.

Maliqi u ndal veçanërisht te kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke vënë në dukje praninë e tyre në aktivitetet e OKB-së dhe në takimet në margjinat e Asamblesë.

Sipas gazetarit, shqiptarët këtë vit kanë pasur një prani të dukshme në OKB, jo vetëm përmes fjalimeve, por edhe përmes takimeve dhe aktiviteteve të zhvilluara në Nju Jork.

‘Fillimisht do të ndalem tek fjalimi i presidentit amerikan Trump, i cili bëri bujë të madhe në mediat botërore dhe zgjoi interesim të madh, sidomos për ne në Ballkan, i cili duke numëruar tetë konfliktet si sukses i tij që ju kishte dhënë fund luftimeve, përmendi këtu edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë fjalim Trump ka falënderuar dhe ka marrë falënderime siç tha ai, nga Kosova dhe Shqipëria.

Po, prandaj edhe këtë vit, pas dy vitesh, një tjetër çështje e rëndësishme këtu në OKB do të jetë edhe ardhmja e OKB-së dhe zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm, pasi mandati i António Guterres përfundon më 31 dhjetor 2026.

Gjatë sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York do të zhvillohet edhe një betejë diplomatike për atë se kush do të jetë numri një i OKB-së nga 1 janari i vitit të ardhshëm, domethënë në vitin 2027. Janë tetë kandidatë, prej tyre gjysma janë gra. Kosta Rika është njëra, pastaj Guajana, Argjentina, Uganda, Senegali, Ekuadori, Kili... por nuk ka asnjë nga Ballkani apo nga Evropa.

Sidoqoftë, një tjetër element historik e bën këtë garë të veçantë. Në mesin e... siç e dini, OKB-ja funksionon që 80 vite, një vit historik si vjet, është në OKB që asnjë grua deri tani nuk e ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Merre me mend, që 80 vite, gati një shekull, në krye të kësaj organizate, edhe pse OKB-ja flet vazhdimisht, kundër diskriminimit të femrave, të gruas, pastaj për respektimin e të drejtave të vajzave, grave, për t'i dhënë hapësirë në institucionet e vendeve të larmishme në botë, kurse ajo vetë nuk e bën.

Kjo i bie, bëj çfarë të them unë, e mos bëj si unë. Dhe kjo na kujton edhe bordin e paqes të Donald Trump të iniciuar vitin e kaluar në Davos, që flitej se mund të jetë një institucion ndërkombëtar paralel me OKB-në. Kështu që më duket se OKB-ja është lodhur një çikë.

E thashë këtë sepse kur unë isha gazetari i parë shqiptar në OKB para 30 vitesh, në botë kishim vetëm pesë-gjashtë konflikte. Kurse sot kemi mbi 120 sosh. Atëherë shtrohet pyetja, cili është roli i OKB-së, t'i zvogëlojë konfliktet apo t'i rrisë ato? Kështu që mendoj se OKB të mos mbetet si mesazh një organizatë që të numërojë vetëm diskriminimin dhe viktimat, por të parandalojë ato duke ndërmarrë masa preventive, qoftë me dialog apo me forcë.

Rasti në Bosnje për shembull, OKB-ja në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar të dështuar, ju kujtohet kur i lidhën për shtylla telefonike kaskat blu, dhe shkaktuan mbi 100 mijë viktima në Bosnje, në Srebrenicë masakrën, gjenocidin e të tjera. Dhe kështu që, edhe në Kosovë, kur ishte puna me intervenu, Këshilli i Sigurimit nuk i dha vizën.

Por NATO, Shtetet e Bashkuara, pa vizën, domethënë pa asnjë lejen e OKB-së e bombarduan Serbinë për të ndalur një katastrofë humanitare, për të ndalur gjenocidin, spastrimin etnik në Kosovë, sepse ashtu-kështu bëri spastrim etnik duke larguar nga Kosova 850 mijë shqiptarë. Kështu që mendoj se, sado kudo ato u bënë të gjitha pa vizën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe këtu shtrohet pyetja, ku është edhe roli i sotëm i kësaj organizate ndërkombëtare.

Mund të them se shqiptarët sivjet kanë dominuar në OKB. Domethënë në Asamblenë e Përgjithshme, qoftë me fjalime, qoftë në margjinat e OKB-së. Ka pasur nja pesë-gjashtë fronte.

Përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama, ishte Albin Kurti, ishte pastaj në një anë kishim zonjën Vjosa Osmani në New York, mos ta harrojmë ish-presidentin, pastaj ishte edhe Behgjet Pacolli në anën tjetër kishte takime, ishte dhe një shqiptar nga Maqedonia.

Kishte dhe protesta, që Edi Rama u prit me fishkëllima, i bërtitën mafioz, kriminel, dhe e gjuajtën me vezë. E kështu me radhë. Por, fillojmë për shembull, sipas njoftimeve tona nga OKB-ja, kryeministri Edi Rama, sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i është drejtuar të premten e kaluar, i cili foli kryesisht për zhvillimet në Shqipëri, sukseset e tij, afrimi i Shqipërisë drejt BE-së, por siç e dëgjuam zoti nuk e kërkoi asnjë fjalë edhe një shtetësi, siç ishte kërkuar vitin e kaluar.

Pas kësaj, mund të themi se në OKB foli ditën e mërkurë që lamë pas edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç. I cili, pur çudi, fjalimin e tij që pritej nga të gjithë, se ai do të flasë edhe për vrasjen e gjashtëmbëdhjetë shtatorit të Banjskës.

Për atë ish-kriminelin e tij që e strehoi, ai asnjë fjalë nuk e tha. Ndryshe, në fjalimin e tij Vuçiç u fokusua kryesisht te Kosova, Rezoluta 1244, integriteti territorial i Serbisë, marrëveshja e Brukselit dhe kritikat ndaj sistemit ndërkombëtar. Madje, presidenti serb tërthorazi ka kërcënuar Kosovën në OKB. Ai tha se ne do të mbrojmë integritetin territorial të Serbisë dhe kartën e OKB-së. Çfarë do të thotë kjo? Por Vuçiçi harroi se Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së në Hagë, në vitin 2010, tha se pavarësia e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.’, tha gazetari Nefail Maliqi në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco