Aksident i rëndë në Cërrik: Humb jetën 21-vjeçari, plagoset shoku i tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2026, 19:11

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së dielës në Cërrik, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku 21-vjeçari, me inicialet O. M., ishte duke drejtuar një motomjet. Sipas policisë, ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili më pas është përplasur me një shtyllë.

Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motor ndodhej edhe një 17-vjeçar, me inicialet D. C., i cili ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit