Një zjarr që ka nisur në anë të kanaleve vaditës në fshatin Ndërnenas të Libofshës ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me toka bujqësore.
Sipas raportimeve në media, flakët kanë përfshirë edhe parcela të kultivuara me ullinj.
Zjarri po avancon drejt serave diellore, stallave të bagëtive dhe hambarëve ku fermerët mbajnë ushqimin për kafshët.
Mësohet se forcat zjarrfikëse të Fierit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve edhe pse këto të fundit po përparojnë me shpejtësi, të favorizuara nga era.












