LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, me thirrje e pankarta në duar: Rama jep dorëheqjen

•Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 120 ditë të revoltës kundër klasës politike. • Si fillim, qytetarët janë grumbulluar në sheshin Skënderbej. • Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama. • Me thirrjet "Poshtë narkoshteti", qytetarët nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë ku priten të ngjitën në podium për të thënë fjalët e tyre. • Pjesë e protestës kanë qënë edhe pankartat pikante të cilat shërbejnë për përcjellë një mesazh për qeverinë. • Në një prej pankartave shkruhet "Rama thotë Noc Rrok, drejtësia knock-knock", duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit ditën e sotme në lidhje me situatën politike në vend dhe skandaleve të njëpasnjëshme. •Të shumtë kanë qënë qytetarët që janë ngjitur në podium për të shprehur pakënaqësitë e tyre. •Aktivistja Sidorela Vatnikaj gjatë fjalimit të saj i ka këshilluar protestuesit të mos i harrojnë arsyet që i kanë nxjerr në shesh. • Ajo e cilësoi protestën si një 'shuplakë' për tranzicionin politik. • Njëkohësisht, një tjetët protestues ka komentuar në tubimin përballë Kryeministrisë deklaratat e kryeministrit Rama, ku ka thënë se ky i fundit duhet të kishte mbajtur përgjegjësi për skandalet e ndodhura në vend dhe ta shmangte gjuhën agresive që ka përdorur. • Pas mbylljes së fjalimeve, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës nën thirrjet 'Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria'. •Protestuesit kanë mbyllur ditën e 120-të të protestës qytetare nën thirrjet 'Nesër më shumë'.

8 artikuj për këtë temë.

40 MINUTA ME PARE

Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shumë

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Marshimi

TIRANA- Protesta e 120-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cilët morën pjesë. Gjatë protestës, qytetarët përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan edhe anulimin e ligjeve.

Edhe ditën e sotme qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Sakaq, kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Pamje nga marshimi

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 120-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Ne prisnim të merrte përgjegjësi ai përdori gjuhë agresive"/ Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Protestuesi

TIRANA- Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 120-të kundër klasës politike ka marrë fjalën e tij në podium, ku ka folur në lidhje me deklaratat e kryeministrit të vendit Edi Rama të mbajtura ditën e sotme.

Ai është shprehur se kryeministri duhet të mbante përgjegjësi për skandalet e njëpasnjëshme politike që po ndodhin në vend dhe jo të përdorte një gjuhë agresive. Protestuesi i ka bërë thirrje studentëve që të bashkohen në protestë duke thënë se krymeministri nuk e tredh dot sheshin sepse, sipas tij, askush nuk frikësohet.

“Ne prisnim të merrte përgjegjësi ai përdori sot gjuhë agresive. Ne i themi: Nuk e tredh dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën. Çdo shqiptar që është këtu është ai që e ka vrarë frikën sepse ka kuptuar që ti je i shitur, ndaj i bëj thirrje studentëve të na bashkohen. Ne po luftojmë edhe për ata. Kryeministër, ka njerëz të dëshpëruar Shqipëria, ata këshilltarët që hanë bukë kot duhet të të thonë që këtu ka ëndrra të thyera.

Të siguroj që vetëm do të shtohemi me gjithë peripecitë që ke nëpër këmbë. Nuk kemi shtet, si s’dole të thoje një fjalë që mban përgjegjësi. Ta solli dikush me dhunë Vlora Hysenin në zyrë? Po Agasin? Nëse ta kanë sjellë me dhunë na thuaj të bëjmë me faj tjetrin. Piktor i dështuar largohu sa më parë, edhe Zaho jot do të ketë një Shqipëri më të mirë. Shqipëria është drejt betejave të mëdha, duhet kontributi i të gjithë shqiptarëve kemi armiq shumë të fortë, shpresojmë në ndihmën e ambasadorit të ri amerikan”, tha ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Për 4 muaj jemi kundër këtij sistemi"/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Sidorela Vatnikaj

TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podiumin e vendosur përballë godinës së Kryeministrisë në ditën e 120-të të protestës në vend. Në fjalën e saj ajo i është drejtuar protestuesve të tjerë që të mos harrojnë arsyet që i nxorrën në shesh. Sipas saj, në protestë përgjatë 4 muajve janë mbledhur qytetarë që nuk e ndajnë Shqipërinë në grupe politike dhe nuk e shohin vendin e tyre si 'plaçkë'. 

Vatnikaj u shpreh se revoltat e qytetarëve kundër klasës politike do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke shtuar se qendresa gjatë protestave të zhvilluara tregojnë se shqiptarët mund të bashkohen dhe ta përballojnë presionin.

“120 ditë revoltë kundër dhunës shtetërore dhe oligarkisë ekonomike. Të mos harrojmë arsyet që na nxorrën në shesh, të mos harrojmë dhunën në Zvërnec, korrupsionin qeveritar, qeverisjen nga bandat, oligarkët që kanë privatizuar të mirat publike. Në 4 muaj kemi protestuar, në këtë shesh janë mbledhur shqiptarë të revoltuar që nuk e ndajnë Shqipërinë në grupe, që nuk e  shohin mëmëdheun si plaçkë dhe protestën si mjet për të arritur synimet e tyre por si mundësi historike që Shqipëria të jetë republike demokratike. Në këtë shesh për 4 muaj kemi treguar se ia dalim edhe të bëhemi bashkë e të besojmë te njëri-tjetri. Në shesh por 4 muaj që ta thonim troç që jemi kundër këtij sistemi dhe që kemi ardhur pavarësisht çdo presioni. Jemi e do të jemi këtu çdo ditë deri në plotësimin e  kërkesave tona të pakundërshtueshme. Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik. Jemi këtu t’i themi fund autokracisë së Ramës dhe Berishës”, tha ajo./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Shkoi dhe erdhi si karafil"/ Protestuesi për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin e SHISH, bota i hoqi fishën

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Protestuesi

TIRANA- Protesta antiqeveritare në Tiranë ka shënuar sot 120 ditë të revoltës qytetare. Protestuesit kanë nisur si fillim grumbullimin në sheshin Skënderbej për të marshuar më tej drejt Kryeministrisë. Gjatë organizimit në sheshin Skënderbej, një qytetar pjesëmarrës në protestë ka folur në lidhje me takimin e kryeministrit të vendit Edi RAma në OKB. Ai është shprehur se kryeministri është braktisur nga Amerika dhe se bota i ka hequr 'fishën'. Protestuesi ka theksuar edhe skandalin e SHISH, duke thënë se sado që kryeministri mundohet të largojë vëmendjen nga skandalet politike që ndodhin në vend, mediat botërore po raportojnë për to.

“I vetmi që takoi ishte Rama në Amerikë, të vetmit që takoi janë ish-sigurimsa, shokët e Olsi Ramës që merren me drogë dhe kanë lidhje me botën e errët në Amerikë dhe oligarkë me interesa të errëta në Amerikë.

Shkoi dhe erdhi si karafil. Bota i hoqi fishën, Amerika e braktisi. Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet. Konferenca e lajmëruar për në Rinas donte të shpërqendronte vëmendjen, edhe pse tani nuk ka gjë që e shpërqendron vëmendjen nga krimet. Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH”, deklaroi ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 120-të: Rama thotë 'Noc Rrok', drejtësia 'knock-knock'

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Pankarta

TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 120-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet "Rama në burg! Berisha në burg!", "Opozitë e shitur". 

Qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë. Në një pankartë, protestuesit thonë se Shqipëria nuk është pronë private dhe se taksat janë përgjegjësi e qeverisë./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Pamje nga marshimi

TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to. "Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al 

3 ORE ME PARE

Dita e 120-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh,
Protesta në Tiranë

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 120-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

protesta ne tirane

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm