Noizy bëhet 40-vjeç, Loredana dhe Blerim Destani shkaktojnë të qeshura me befasinë për ditëlindje

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të, ndërsa këtë vit surpriza nga miqtë e ngushtë ka qenë e veçantë dhe plot humor.

Reperja Loredana Zefi dhe aktori Blerim Destani kanë menduar një mënyrë kreative për ta uruar mikun e tyre, duke i përgatitur bluza me një fotografi të Noizyt.

Në të, reperi shfaqej në një version të ‘plakur’, me flokë dhe mjekër të thinjur, duke krijuar një pamje mjaft zbavitëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Surpriza ishte një shaka e miqve për hyrjen e Noizyt në të 40-at, ndonëse duket se reperi e ka pritur me sportivitet dhe është argëtuar me dhuratën e pazakontë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Momenti është ndarë edhe në rrjetet sociale, duke sjellë reagime dhe të qeshura nga ndjekësit e reperit.

Loredana dhe Blerim Destani njihen për raportin e tyre të afërt me Noizyn dhe kjo surprizë tregon edhe një herë anën më miqësore dhe humoristike të marrëdhënies së tyre.

Në vend të një urimi tradicional, dyshja zgjodhi ta festojë ditëlindjen e reperit me një shaka që lidhet me mënyrën se si mund të duket ai disa vite më vonë. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?