Pas video-mesazhit të gjatë të kryeministrit Edi Rama, erdhi reagimi i parë i opozitës nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Mënyrën e zgjedhur nga kreu i ekzekutivit për dhënien e mesazhit përmes videos dhe jo konferencës, Bardhi e cilëson si shmangie të llogaridhënies dhe fshehje pas komunikimeve të kontrolluara.