web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi i Kosovës shqyrton nesër deklaratën politike për Gjyqin e Hagës

27 Shtator 2026, 19:16, Kosova & Bota CNA

Kuvendi i Kosovës shqyrton nesër deklaratën politike për

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plenare, ku një ndër pesë pikat e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i miratimit të një deklarate politike që lidhet me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara dhe verdiktin e Gjykatës Speciale.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca do të mbahet të hënën, në orën 11:00.

Në këtë seancë pritet që fillimisht të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe më pas do të vijohet me shqyrtimin e kësaj pikë të rëndësishmë në rendin e ditës.

Gjykata e Hagës njoftoi vendimin më datë 16 shtator për dënimin me 81 vite burgim në total për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi u prit me kundërshime dhe protesta në Prishtinë e më gjerë, ndërsa nuk munguan as reagimet pë veprime të menjëhershme politike./CNA





Lajmet e fundit nga