Kreu demokrat Sali Berisha u shfaq në oborrin e aeroportit të Rinasit, në momentin kur kryeministri Edi Rama po bënte gati deklaratën për shtyp, pas mbërritjes nga SHBA.
Konicidenca lidhej me faktin se kreu demokrat u nis drejt Strasburgut si pjesë e delegacionit të përhershëm për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës që nisin këtë të hënë, shkruan A2.
Berisha shoqërohet nga deputetja Albana Vokshi, ndërsa nga ana e mazhorancës pjesë e delegacionit janë Ogerta Manastirliu, Iris Luarasi e Olta Xhaçka.
Nga 28 shtatori deri më 2 tetor në Strasburg, punimet e Këshillit të Evropës përqendrohen në sesionin plenar të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare. Ky sesion mbledh parlamentarë nga të gjitha shtetet anëtare për të diskutuar dhe votuar mbi çështje kyçe të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në kontinent. (A2 Televizion)