Arben Kola: Ramën e braktisën në SHBA, Vlora Hyseni spiunazh kundër NATO-s! Kryeministri nuk ka më justifikim

Aktivisti Arben Kola, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se gjatë qëndrimit të tij nuk ka zhvilluar takime me drejtues të rëndësishëm amerikanë.

Sipas tij, Rama është takuar me persona që Kola i lidh me ish-Sigurimin, botën e krimit dhe interesa oligarkike në SHBA.

Të lidhura

None found

“I vetmi që takoi ishte Rama në Amerikë, të vetmit që takoi janë ish-sigurimsa, shokët e Olsi Ramës që merren me drogë dhe kanë lidhje me botën e errët në Amerikë dhe oligarkë me interesa të errëta në Amerikë”, deklaroi Kola.

Kola e përshkroi vizitën si të parëndësishme dhe tha se kryeministri nuk arriti të merrte vëmendjen e synuar.

“Shkoi dhe erdhi si karafil. Bota i hoqi fishën, Amerika e braktisi. Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet”, u shpreh aktivisti.

Gjatë komentit të tij, Kola përmendi edhe udhëtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA, duke pretenduar se as në atë rast nuk kishte pasur pritje nga personalitete të rëndësishme amerikane.

Ai foli gjithashtu për konferencën e njoftuar në Rinas, e cila u anulua më pas, duke pretenduar se aktiviteti ishte menduar për të larguar vëmendjen nga skandalet e fundit.

“Konferenca e lajmëruar për në Rinas donte të shpërqendronte vëmendjen, edhe pse tani nuk ka gjë që e shpërqendron vëmendjen nga krimet. Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH”, deklaroi Arben Kola.


Shtuar më 27.09.2026 19:23

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom