Pogradeci shkruan historinë në volejbollin për femra, fiton Kupën ndaj Skënderbeut

27 Shtator 2026 | 19:27

Për herë të parë në historinë e volejbollit shqiptar për femra, dy skuadra nga juglindja e vendit u përballën në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Skënderbeu dhe Pogradeci, skuadrat e dy qyteteve të juglindjes, u përballën me njëra-tjetrën në palestrën e Farkës në Tiranë, në një finale që shënoi një moment të veçantë për volejbollin e kësaj treve, e cila për herë të parë solli dy përfaqësuese në një finale të këtij niveli.

Në fund, ishte Pogradeci që ngriti trofeun e Kupës së Federatës, pas një finaleje të fortë ndaj Skënderbeut, të cilën e fitoi me rezultatin 3–1.

Pogradeci siguroi finalen pas një paraqitjeje bindëse në gjysmëfinale, ku mposhti Tiranën me rezultatin 3–0.

Me këtë sukses, skuadra e Besnik Lishës shton një tjetër trofe në koleksion dhe konfirmon ambiciet për këtë sezon. Pogradeci e nisi sezonin me objektivin për të luftuar për pesë trofe, pas tre trofeve të fituar sezonin e kaluar.

Një nisje e suksesshme për ekipin pogradecar, që tashmë vijon rrugëtimin në kërkim të trofeve të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa, banues në Wolcott, më 3...
22:04 | 27/09/2026

Gazetarja Mejdini: Rama tregoi forcën në momentin kur të tjerët e mendonin më të dobët

E ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetarja Fatjona Mejdini komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, pas kthimit të...
21:58 | 27/09/2026

Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Edvin Kulluri teksa po fliste për problematikat që, sipas tij, shoqërojnë qeverisjen në vend, pretendoi se në...
21:41 | 27/09/2026