web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkullaku ironizon Ramën: U varfërove nga politika, s’ka bir k**ve të të gjejë lekë të shqiptarëve në xhep

27 Shtator 2026, 19:47, Politikë CNA

Shkullaku ironizon Ramën: U varfërove nga politika, s’ka bir

Gazetari Armand Shkullaku ka ndarë një qëndrim kritik lidhur me adresimin e kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Shkullaku e cilëson si një monolog mesazhin e Ramës drejtuar shqiptarëve, që sipas tij, jo vetëm që e largon nga pasurimi prej politikës, por i heq përgjegjësinë nga vetja edhe për skandalet shtetërore. 

Reagimi:

Nga monologu i Edi Ramës, i paralajmëruar në mënyrë të jashtëzakonshme, mësuam disa gjëra po aq të jashtëzakonshme:

Se, pas 28 vitesh e 4 muajsh që është në pushtet (ministër, kryetar bashkie, kryeministër), ai paska dalë më i varfër se sa ka hyrë. Sepse më shumë ka dhënë se sa ka marrë.

Se ai dhe qeveria e tij nuk janë hajdutë dhe të korruptuar, sepse kanë votuar reformën në drejtësi.

Se bandat, gysët, ronët, çunat e Dubait, investitorët strategjikë të miellit të bardhë, janë shpikje të rivalëve politikë dhe tezgave mediatike.

Se Vlorat, Belat, Beqajt, Erjonët and co., janë përgjegjësi e Irfanit dhe Syrit dhe jo e atij që u ka dhënë pushtet.

Se, në fund të fundit, pas 28 vitesh e 4 muajsh, mund të përsërisësh se s’ka bir nëne e bir kurve të të gjejë lekë të shqiptarëve në xhep dhe këta duhet t’u besojnë betë e tua dhe jo asaj që shohin./CNA

 





Lajmet e fundit nga