Kaos në qiell! Avioni bën ulje emergjente në Lyon, powerbank i merr flakë gjatë fluturimit
Një avion i kompanisë gjermane Lufthansa, që po udhëtonte nga Frankfurti drejt Lisbonës, u detyrua të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Lion të Francës, pasi një powerbank i një pasagjeri mori flakë gjatë fluturimit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, më 27 shtator, në bordin e një Airbus A321-200 me 198 pasagjerë. Avioni, që operonte fluturimin LH1170, kërkoi ulje emergjente në Lion dhe u ul pak para orës 23:00. Ekuipazhi kishte izoluar ndërkohë pajisjen duke e vendosur në një çantë të posaçme për bateritë litium.
Pas uljes, pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt. Ata kaluan natën në një hotel dhe vijuan udhëtimin drejt Lisbonës ditën e sotme. Nga incidenti nuk pati persona të lënduar.
Lufthansa shprehu keqardhjen për shqetësimin e shkaktuar, duke theksuar se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet prioriteti kryesor. Kompania ka ndaluar që nga janari 2026 përdorimin dhe karikimin e powerbank-ëve gjatë fluturimit, ndërsa pasagjerët lejohen të mbajnë deri në dy pajisje të tilla, në përputhje me disa kushte.
/vizionplus.tv




