Festojnë “Tulipanët”, Xavi regjistron suksesin e parë si timonier i Holandës Ka përfunduar me një rezultat zhgënjyes përballja mes Austrisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Dardanët janë mposhtur me shifrat 3-1 në Vjenë.
Skuadra e drejtuar nga Franco Foda e nisi ndeshjen me synime të qarta për të vazhduar ecurinë pozitive pas suksesit ndaj Irlandës, por u përball me një Austri tejet kërkuese dhe efikase në fushën e saj në “Ernst-Happel-Stadion”. Vendasit arritën të zhbllokojnë shifrat dhe të kalojnë në avantazh në minutën e 23-të, falë golit të shënuar nga David Affengruber. Kur të gjithë po prisnin vërshëllimën e gjyqtarit për të shkuar në dhomat e zhveshjes, austriakët i dhanë një tjetër goditje të rëndë ekipit tonë. Junior Adamu arriti të dyfishojë epërsinë në minutat shtesë të pjesës së parë, saktësisht në minutën 45’+2.
Top Channel