Fier - Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në në Fermë- Çlirim, ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake viktima Fatmir Braçe ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm.
Ndërkohë dyshohet se flakët u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike dhe bënë që çatia e shtëpisë të binte mbi të.
“Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.












Komente
Komento