MAGAZINË /

Asgjë nuk e ndal, Spanja vijon rekordin me 39 ndeshje pa humbje, La Fuente zbulon sekretin pas Anglisë

Shkruar nga Versus

Asgjë nuk e ndal, Spanja vijon rekordin me 39 ndeshje pa humbje, La Fuente

Spanja vazhdon të shkruajë histori, “La Roja” mposhti Anglinë me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në “Wembley”, duke regjistruar kështu ndeshjen e 39-të radhazi pa humbje.

Sfida në Londër dhuroi përmbysje dhe kundërpërmbysje, por në fund ishte skuadra e Luis de la Fuentes ajo që festoi fitoren.

Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës analizoi paraqitjen e ekipit dhe vlerësoi mentalitetin e futbollistëve të tij.

“Patëm 6-7 minuta ku një superfuqi na bëri dëme. Në përgjithësi, besoj se ndeshja ishte nën kontroll. Në disa raste na kushtoi fakti që vrapuam pas shpinës së kundërshtarit”, u shpreh De la Fuente.

Trajneri spanjoll vlerësoi veçanërisht mentalitetin dhe ambicien e grupit që drejton.

“E gjithë kjo uri është meritë e futbollistëve. Janë ambiciozë dhe kanë dëshirë të përmirësohen. Kjo është meritë e këtij grupi, i cili ka treguar vlera përtej aspektit futbollistik. Janë vlera jetësore që i bashkohen talentit të madh futbollistik”.

Spanja tashmë ka arritur në 39 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje, një seri që De la Fuente e sheh si dëshmi të rrugëtimit të këtij brezi.

Poll