Festojnë “Tulipanët”, Xavi regjistron suksesin e parë si timonier i Holandës

27/09/2026 19:59

Kombëtarja e Holandës ka arritur fitoren e saj të parë nën drejtimin e trajnerit Xavi, duke triumfuar 2-1 në transfertë përballë Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit 2 në Ligën A të UEFA Nations League.

“Tulipanët” morën avantazhin në minutën e 30-të, ku Mexx Meerdink u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar miqtë në avantazh. Pjesa e dytë nisi me reagimin e vendasve, me Luka Jović që barazoi shifrat në 1-1 me të nisur fraksioni i dytë, pikërisht në minutën e 46-të.

Pavarësisht presionit, skuadra e drejtuar nga Xavi gjeti forca për të reaguar dhe në minutën e 69-të, përsëri Mexx Meerdink realizoi golin e tij personal të dytë, i cili vulosi fitoren 2-1 për Holandën. Me këtë sukses, Holanda merr tri pikët e para në grup dhe shënon startin e fitoreve në epokën e re teknike të Xavit.

Top Channel