Çatia e banesës shembet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari në Fier
Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte në Fermë-Çlirim të Fierit është përfshirë nga flakët.
Sipas burimeve policore, i moshuari, i cili ishte i paralizuar, jetonte i vetëm. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, duke përfshirë banesën dhe çatinë e saj.
Si pasojë e flakëve, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK
Gerti Shella: Vlora Hyseni dorëzoi dorëheqjen, por nuk ja pranuan
Aksident i rëndë në Cërrik, motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari, plagoset pasagjeri 17-vjeçar
- 21:17 Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK
- 20:58 Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë
- 20:40 Ndryshohen ambasadorët e Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
- 20:37 Gerti Shella: Vlora Hyseni dorëzoi dorëheqjen, por nuk ja pranuan
- 19:27 Finale historike në volejbollin e femrave, Skënderbeu dhe Pogradeci përballen për Kupën në Tiranë
- 19:06 Aksident i rëndë në Cërrik, motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari, plagoset pasagjeri 17-vjeçar