POLITIKE

‘Mos kujtoni se ju kam vjedhur’/ Këlliçi-Ramës: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve, jep menjëherë dorëheqjen

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2026, 20:10
‘Mos kujtoni se ju kam vjedhur’/ Këlliçi-Ramës: Je

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas monologut të Edi Rama në Rinas, pasi e kishte njoftuar për konferencë, duke e akuzuar atë për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe përgjegjësi për krizën politike e institucionale në vend.

Në deklaratën e tij, Këlliçi tha se Rama shmangu përballjen me pyetjet e gazetarëve dhe e  cilësoi konferencën e tij si një ‘monolog’.  

Nënkryetari i PD-së i pamendi Ramës lidhjet e tij me çështjet e korrupsionit dhe procedurave publike. Ai përmendi ndër të tjera inceneratorin e Tiranës, koncesionet në shëndetësi, Portin e Durrësit dhe disa projekte infrastrukturore.

Këlliçi akuzoi gjithashtu Ramën se ka përdorur shumicën parlamentare për të penguar hetimet ndaj zyrtarëve të qeverisë.

Këlliçi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. ‘Prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si kusht themelor, për zgjidhjen e krizës së gjithanshme, që ka kapluar dhe shkatërruar vendin tonë’, deklaroi nënkryetari i PD-së.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi:

Edi Rama i thirri gazetarët në Rinas për një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, por, i frikësuar nga pyetjet, iu kthye monologut të zakonshëm. Foli si një jerm për armiqtë e brendshëm dhe sukseset e mëdha që, sipas tij, këta armiq i pengojnë.

Përçartja e Ramës lidhet edhe me atë që ndodhi në Neë York: foli për inteligjencën artificiale dhe akuzoi popullin e tij si antisemit, në një sallë krejt të boshatisur, ndërsa Vuçiçi ia la fjalën për Kosovën. Atje u prit me protesta, duke nisur nga takimi i parë në Michigan, dhe pas bojkotit total, takimet e vetme që realizoi janë ato me Taulant Ballën dhe Pjerin Ndreun.

U kthye nga Neë York, ku e pritën me protesta dhe përçmim pas shpenzimeve përrallore, të denja vetëm për kreun e një Narkoshteti. Fjalimi i tij për Diellën, i shkruar nga ChatGPT, ngjalli neveri. I rënduar nga barra e çështjeve që rrethojnë qeverisjen e tij, në vend që të dilte përpara gazetarëve, siç kishte njoftuar, u struk në një monolog të turpshëm. Motoja e tij ishte: ‘Mos kujtoni se ju kam vjedhur’.

Në monologun e tij të vetposhtërimit, Padrino, njëlloj si në rastin e Lubisë, bëri avokatinë e Vlora Hysenit, kësaj zyrtareje pa moral, pa dinjitet dhe pa atdhe, që u emërua në atë detyrë të besimit më të lartë shtetëror, në kundërshtim me çdo kriter e parim. Merita e vetme e saj ishte shkarkimi nga autoritetet e Kosovës për grabitje dhe dorëzim në Beograd, të të dhënave të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Me këtë avokati, Edi Rama dëshmon se ai nuk është peng vetëm i Lubisë, bashkëhajdutes dhe noteres së vjedhjeve të tij prej 27 vitesh, por dhe i Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit, e cila si anëtare kryesore e kësaj organizate të rrezikshme kriminale, si shërbëtore e fëlliqur e karteleve të drogës, si kurizane e koordinatorit famoz të bandave dhe karteleve, vuri në shërbim të këtyre të fundit, me miratimin e Edi Ramës, institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, sigurinë kombëtare dhe sekretet që Aleanca e Atlantikut të Veriut ua beson vendeve anëtare.

Betimet e tij se ai nuk ka vjedhur, në fakt provojnë të kundërtën.

Ti, Edi Rama, je njeriu që ke shkarkuar në mënyrë antikushtetuese kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për pallatin pesëkatësh të bashkëshortes tënde, të marrë në pajë: një ndërtesë pa fatura doganore, tatimore, bankare apo ndërtimore, e ngritur nga një kompani që fitoi qindra milionë euro në tendera.

Ti, Edi Rama, je njeriu që, në shkelje të Kushtetutës, shkarkove kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për sarajet e tua: me themele 57 metra të gjata dhe park prej 8,300 metrash katrorë, më të mëdha se Pallati Presidencial, të ndërtuara në një kohë kur ti kishe deklaruar vetëm 3,800 euro dhe 400 mijë lekë kursime.

Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar në një raport zyrtar të OSBE-së të vitit 2014 për 200 milionë euro të fshehura në banka offshore.

Ti, Edi Rama, je njeriu që ke firmosur personalisht dhënien e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, tetë muaj përpara se të themelohej kompania së cilës ia dhe.

Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar drejtpërdrejtë, për transportimin jashtë vendit, me avionin tënd, të qindra valixheve me euro, por refuzove ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve, më i madhi i të gjitha kohërave, autori i vërtetë i koncesioneve të sterilizimit, Check-Up-it dhe analizave, përmes të cilave, së bashku me ministrat e tu, keni vjedhur të paktën 300 milionë euro.

Ti je hajduti që, së bashku me Alabari-n tënd, ke vjedhur truall publik me vlerë 3 miliardë euro në Portin e Durrësit.

Ti, Edi Rama, je i vetmi kryeministër që ke përdorur mandatet parlamentare për të bllokuar drejtësinë, jo një, por dy herë. Nuk ia hoqe imunitetin Tahirit, sepse kishe ndarë me të përfitimet e trafiqeve. Nuk ia hoqe imunitetin Ballukut, sepse dosja e saj, me qindra milionë euro në tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës dhe rrugën Qukës–Qafë Plloçë, është para së gjithash dosja jote, siç dëshmohet, sipas nesh, në çdo faqe të saj.

Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve në tërë historinë e tyre. Për të shkatërruar përfundimisht sistemin e prokurimeve, ke shpikur modelin ‘KAYO’: me të cilin mallrat e blera me paratë e taksapaguesve ia shesin qeverisë tënde të korruptuar, dhe fitimin e ndajnë me ty.

Mund ta kthesh konferencën e shtypit në monolog.

Por sot çdo shqiptar, në fytyrën tënde që nxin, shikon fytyrat e zeza kriminale të Lubisë, Ballukut, Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Vlora Hysenit, Linda Karçanajt, etj., etj.

Ndaj ti sot, nuk ke më fytyrë e kurajo të dalësh para gazetarëve.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe Edi Ramën, si kreun e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, si kryehajdutin e shqiptarëve, më të madhin e të gjitha kohërave, si kreun e sistemit të llumrave, Ballukëve, Agasve, Hysenve, Beqirve e qindra e qindra të tjerëve si këta, që kanë ndërtuar në Shqipëri shtetin e hajdutëve dhe mafies.

Prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si kusht themelor, për zgjidhjen e krizës së gjithanshme, që ka kapluar dhe shkatërruar vendin tonë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime