AKTUALITET

Lulëzimi i çiftit Ergys dhe Dorina Verdho/ Nga fitimet minimale në 2019-ën, te bizneset në vlerën e 1 milionë eurove në ‘26-ën!

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2026, 20:04
Lulëzimi i çiftit Ergys dhe Dorina Verdho/ Nga fitimet minimale

Çifti Ergys dhe Dorina Verdho duhet të merret si “shembull” nga familjet shqiptare për mënyrën sesi kanë shumëfishuar pasurinë brenda një periudhe të shkurtër, ku nga rrogëtarë dhe agjentë imobiliarë, kanë arritur të ngrenë firma ndërtimi e biznese të shitjes së verës në zonën e ish-Bllokut.

Gjithçka ka ndryshuar në momentin që Gysi u emërua fillimisht si zëvendësdrejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, në periudhën e viteve 2018 dhe 2019, kohë kur ai rezultonte pa të ardhura të mëdha dhe me një detyrim për të paguar për fëmijën.

Më pas, gjithçka ndryshon si me magji, duke qenë se jo vetëm fitimet janë shtuar, por ka arritur të hapë një nga dyqanët më luksi të verës në vendin tonë, teksa firma e ndërtimit që ai themeloi ka arritur të marrë tendera me shumë zero. Karriera e Ergys Verdhos nisi vërtetë në ARRSH, për t’u transferuar më pas si drejtor i KESH-it dhe aktualisht si drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës. Duket një metamorfozë, sesi nga punët private të bëjë një pasuri kaq të madhe.

Vox News ka shfletuar dhjetëra dokumente nga ILDKPKI dhe akte të tjera noteriale që tregojnë se, në vitet e fillimit të detyrës, vetë drejtori aktual i Hekurudhës do të deklaronte një studio prjektimi dhe vlerësimi të pasurive të paluajtshme. Ai shkruan se ka operuar në tregun privat deri në datën 31 tetor të vitit 2019, kohë në të cilën ka qenë i punësuar pranë ARRSH-së. Nëse ka marrë apo jo para nga firmat private që kanë fituar tendera rrugësh, kjo mbetet për t’u hetuar nga organet ligjzbatuese.

Në atë kohë, Verdho deklaronte të ardhura tepër minimale, pagën e tij si zv.drejtor i ARRSH-së në shifrën e 1.1 milionë lekëve si dhe rezulton se ka qenë ortak në shoqërinë V&CE Studio.

“Kam qenë ortak i shoqërie ‘V&CE studio’ deri në periudhën nëntor 2020 kur kam shitur aksionet”, shkruan vetë Verdho.

Por, a nuk ka qenë drejtor i rrugëve në atë kohë? A ka marrë vendime tepër të rëndësishme në ARRSH? Çfarë punësh private ka bërë në një kohë që duhet të ishte në zyrat e shtetit? A është paguar kjo firmë nga kompanitë që merrnin tendera nga ARRSH? Këto janë disa nga pyetjet që organet ligjzbatuese duhet t’i japin përgjigje, pasi kemi të bëjmë me një rast flagrant të konfliktit të interesit.

Vetë Verdho ka deklaruar në atë kohë se shoqëria ka realizuar fitim të deklaruar në shumën prej 300 mijë lekësh. Por nuk shkruan se sa ka xhiruar dhe nga cilat firma është paguar. Më pas deklaron të ardhura minimale.

Ndërkohë, në deklaratat e deklarimit të pasurisë figuron edhe emri i bashkëshortes së tij, zonjës Dorina Verdho. Në atë kohë, në vitet 2018 dhe 2019, zonja Verdho figuronte e punësuar si specialiste pranë KESH-it. Nëse do të lexojmë pasurinë, pjesa më e madhe e llogarive bankare janë me 0 lekë, ose me disa qindarka. Në atë kohë shiti një mjet benz, në vlerën e 400 mijë lekëve.

Ndërkohë, megjithë këto deklarime fillestare, zonja Verdho regjistri në vitin 2023 një kompani në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të quajtur “Unbox Liquor & Gift Shop”. Fillimisht kishte 60 % të aksioneve, teksa objekti i firmës ishte tregtia me pakicë në dyqane, shërbime pije dhe gastronomi në dyqane, shërbime promovimi, shërbime marketingu dhe të tjera sherbime.

Një vit pas themelimit, zonja Dorina Verdho i bleu bashkëortakut edhe 40 % të aksioneve, teksa rezulton se në atë kohë dyqani kishte si seli zonën e ish-Bllokut, midis Piramidës dhe rrugës së Elbasanit, ose siç njihet ndryshe “rruga e Salës”. Një dyqan tepër luksoz që reklamon pije të shtrenjta, kryesisht verë, ndërkohë që çmimi i blerjes së aksioneve ka qenë për vetëm 400 mijë lekë.

Nëse do të krahasojmë vlerën e dyqanit, arredimin, të pijeve apo edhe të tjera orendi, do të shohim se çmimi ka qenë tepër qesharak. A mos vallë aksioneri tjetër është futur formalisht? Kush i ka bërë punimet dhe çfarë vlere ka aktualisht?

Burimet nga institucionet ligjzbatuese i thanë redaksisë së Vox News se dyqani mund të kapë vlerën e rreth 1 milionë eurove. Nëse ka apo jo xhiro kjo duhet verifikuar, pasi dyshimet janë se mund të jetë një rast për të kanalizuar paratë që menaxhon bashkëshorti në këtë biznes. Por, për t’i verifikuar të gjitha këto dyshime patjetër që duhet të ketë një hetim të mirëfilltë, nëse punët e Ergys Verdhos në ARRSH, KESH apo Hekurudhë kanë sjellë gjithë këtë pasuri.

Aktualisht ka një hetim të hapur nga Prokuroria e Posaçme për emrin e Ergys Verdhos, ndërkohë që informacionet që duhet të verifikohen janë edhe të dhënat e shkruara më sipër. Dyshimet janë se Verdho ka vepruar njëjtë me Evis Berberin, pasardhësin e tij në detyrën e Autoritetit Rrugor Shqiptar.  

Vox News ka faktuar se, edhe kompania që ai ka qenë aksioner dhe u largua në vitin 2020, ka arritur të shtojë vlerën, duke marrë tendera me vlera të mëdha. Nëse ka qenë apo jo influenca e Verdhos kjo mbetet për t’u verifikuar, por fakt është se “V & CE studio” ka marrë nga buxheti i shtetit qindra mijëra euro. /Voxnews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime