Këlliçi i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk ke fytyrë të dalësh para shqiptarëve, jep dorëheqjen
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i është përgjigjur ad...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i është përgjigjur ad...

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i është përgjigjur adresimit të bërë sot nga kryeministri Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Këlliçi u ndal gjerësisht te qëndrimet publike të Ramës, ndërsa rreshton një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë.
Sipas Këlliçit, Rama nuk ka më fytyrë t’u dalë para shqiptarëve pas skandaleve të fundit politike dhe zgjidhja më e mirë, sipas tij, është që kryeministri të japë dorëheqjen.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Edi Rama i thirri gazetarët në Rinas për një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, por, i frikësuar nga pyetjet, iu kthye monologut të zakonshëm. Foli si një jerm për armiqtë e brendshëm dhe sukseset e mëdha që, sipas tij, këta armiq i pengojnë.
Përçartja e Ramës lidhet edhe me atë që ndodhi në Neë York: foli për inteligjencën artificiale dhe akuzoi popullin e tij si antisemit, në një sallë krejt të boshatisur, ndërsa Vuçiçi ia la fjalën për Kosovën. Atje u prit me protesta, duke nisur nga takimi i parë në Michigan, dhe pas bojkotit total, takimet e vetme që realizoi janë ato me Taulant Ballën dhe Pjerin Ndreun.
U kthye nga Neë York, ku e pritën me protesta dhe përçmim pas shpenzimeve përrallore, të denja vetëm për kreun e një Narkoshteti. Fjalimi i tij për Diellën, i shkruar nga ChatGPT, ngjalli neveri. I rënduar nga barra e çështjeve që rrethojnë qeverisjen e tij, në vend që të dilte përpara gazetarëve, siç kishte njoftuar, u struk në një monolog të turpshëm. Motoja e tij ishte: “Mos kujtoni se ju kam vjedhur”.
Në monologun e tij të vetposhtërimit, Padrino, njëlloj si në rastin e Lubisë, bëri avokatinë e Vlora Hysenit, kësaj zyrtareje pa moral, pa dinjitet dhe pa atdhe, që u emërua në atë detyrë të besimit më të lartë shtetëror, në kundërshtim me çdo kriter e parim. Merita e vetme e saj ishte shkarkimi nga autoritetet e Kosovës për grabitje dhe dorëzim në Beograd, të të dhënave të Shërbimit Informativ të Kosovës.
Me këtë avokati, Edi Rama dëshmon se ai nuk është peng vetëm i Lubisë, bashkëhajdutes dhe noteres së vjedhjeve të tij prej 27 vitesh, por dhe i Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit, e cila si anëtare kryesore e kësaj organizate të rrezikshme kriminale, si shërbëtore e fëlliqur e karteleve të drogës, si kurizane e koordinatorit famoz të bandave dhe karteleve, vuri në shërbim të këtyre të fundit, me miratimin e Edi Ramës, institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, sigurinë kombëtare dhe sekretet që Aleanca e Atlantikut të Veriut ua beson vendeve anëtare.
Betimet e tij se ai nuk ka vjedhur, në fakt provojnë të kundërtën.
Ti, Edi Rama, je njeriu që ke shkarkuar në mënyrë antikushtetuese kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për pallatin pesëkatësh të bashkëshortes tënde, të marrë në pajë: një ndërtesë pa fatura doganore, tatimore, bankare apo ndërtimore, e ngritur nga një kompani që fitoi qindra milionë euro në tendera.
Ti, Edi Rama, je njeriu që, në shkelje të Kushtetutës, shkarkove kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për sarajet e tua: me themele 57 metra të gjata dhe park prej 8,300 metrash katrorë, më të mëdha se Pallati Presidencial, të ndërtuara në një kohë kur ti kishe deklaruar vetëm 3,800 euro dhe 400 mijë lekë kursime.
Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar në një raport zyrtar të OSBE-së të vitit 2014 për 200 milionë euro të fshehura në banka offshore.
Ti, Edi Rama, je njeriu që ke firmosur personalisht dhënien e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, tetë muaj përpara se të themelohej kompania së cilës ia dhe.
Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar drejtpërdrejtë, për transportimin jashtë vendit, me avionin tënd, të qindra valixheve me euro, por refuzove ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.
Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve, më i madhi i të gjitha kohërave, autori i vërtetë i koncesioneve të sterilizimit, Check-Up-it dhe analizave, përmes të cilave, së bashku me ministrat e tu, keni vjedhur të paktën 300 milionë euro.
Ti je hajduti që, së bashku me Alabari-n tënd, ke vjedhur truall publik me vlerë 3 miliardë euro në Portin e Durrësit.
Ti, Edi Rama, je i vetmi kryeministër që ke përdorur mandatet parlamentare për të bllokuar drejtësinë, jo një, por dy herë. Nuk ia hoqe imunitetin Tahirit, sepse kishe ndarë me të përfitimet e trafiqeve. Nuk ia hoqe imunitetin Ballukut, sepse dosja e saj, me qindra milionë euro në tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës dhe rrugën Qukës–Qafë Plloçë, është para së gjithash dosja jote, siç dëshmohet, sipas nesh, në çdo faqe të saj.
Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve në tërë historinë e tyre. Për të shkatërruar përfundimisht sistemin e prokurimeve, ke shpikur modelin “KAYO”: me të cilin mallrat e blera me paratë e taksapaguesve ia shesin qeverisë tënde të korruptuar, dhe fitimin e ndajnë me ty.
Mund ta kthesh konferencën e shtypit në monolog.
Por sot çdo shqiptar, në fytyrën tënde që nxin, shikon fytyrat e zeza kriminale të Lubisë, Ballukut, Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Vlora Hysenit, Linda Karçanajt, etj., etj.
Ndaj ti sot, nuk ke më fytyrë e kurajo të dalësh para gazetarëve.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe Edi Ramën, si kreun e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, si kryehajdutin e shqiptarëve, më të madhin e të gjitha kohërave, si kreun e sistemit të llumrave, Ballukëve, Agasve, Hysenve, Beqirve e qindra e qindra të tjerëve si këta, që kanë ndërtuar në Shqipëri shtetin e hajdutëve dhe mafies.
Prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si kusht themelor, për zgjidhjen e krizës së gjithanshme, që ka kapluar dhe shkatërruar vendin tonë./CNA
Gazetari Armand Shkullaku ka ndarë një qëndrim kritik lidh...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me nota ironuzuese pas ad...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po udhëton këtë ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kryeministri Edi Rama iu drejtuar shqiptarëve këtë të diel...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me konferencën e paza...
Kryeministri Edi Rama, në adresimin e posaçëm drejtuar shq...
Kryeministri Edi Rama në Konferencën nga Aeroporti i Rinas...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...
Kryeministri Edi Rama do do t’u drejtohet shqiptarëve me n...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me shqiptarët në State...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim m...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot para Kongres...
Këtë të shtunë mori zyrtarisht detyrën ambasadori i ri i S...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar m...
Ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, mori so...
Një tragjedi u shënua këtë fundjavë në Athinë, ku nga shem...
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një v...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen nr.12 të Korçë...
Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me ho...
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për shtetasin B...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua këtë të diel në Mynih...
Këtë të diel, në Shkup, u mbajt një marshim paqësor në mbë...
Gjermania po promovon krijimin e një “task-force” të Front...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...