“Erdhi koha”, Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar dorëheqjen nga posti gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve nga ndërtesa e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës. Vuçiç kishte paralajmëruar më herët se do të jepte dorëheqjen më 27 shtator dhe se do të shpjegonte vendimin e tij.
“Ka ardhur koha e vendimit. Pas vitesh në krye të shtetit, kupton se udhëheqja nënkupton marrjen e vendimeve të mëdha. Mandati i presidentit të Republikës meritohet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Jam mirënjohës ndaj qytetarëve që në dy raste më besuan mua. Sot është dita, të nderuar qytetarë, kur paraqes dorëheqjen dhe, për herë të fundit në funksionin e presidentit të Republikës, do të përpiqem të mos ju lodh me shifra, por të them disa fjalë për kapitullin e ri që e pret Serbinë dhe se çfarë është ai”, tha Vuçiç.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, roli i presidentit tani do të merret përsipër nga Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ndërsa zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda tre muajve nga data e dorëheqjes.
/vizionplus.tv




