Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj çështjes së sigurisë dhe skandalit të lidhur me Shërbimin Informativ të Shtetit.
Sipas Muçollarit, Rama u përqendrua te publikimi i të dhënave në media, ndërsa nuk prezantoi masa për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.
Të lidhura
None found
“Çdo gjë që krimi të mos merret vesh!”, shkroi Muçollari.
Reagimi i plotë:
Mesazhi i kryeministrit, sipas tij, ishte që krimi të mund të ndodhë, por të mos bëhet publik.
Muçollari shprehet se pas kthimit nga OKB-ja, Edi Rama duhej të njoftonte dorëheqjen dhe nisjen e përgatitjeve për zgjedhje të reja, të cilat i konsideron si rrugën e vetme për kapërcimin e krizës së rëndë të krijuar nga aferat korruptive dhe krimet e qeverisë.
Ai shton se, edhe nëse një hap i tillë nuk pritej nga kryeministri, së paku Rama duhej të tregonte shqetësim për skandalin e paprecedentë në SHISH. Sipas tij, personi i emëruar nga Rama u kap duke mbështetur një individ të kërkuar nga drejtësia dhe duke i përcjellë atij informacione sekrete.
Por, sipas Muçollarit, Rama nuk ndërmori asnjërën prej këtyre veprimeve. Përkundrazi, ai e fajësoi SPAK-un për hetimet dhe akuzoi mediat për publikimin e ngjarjes.
Anëtari i Kryesisë së PD-së pretendon se kryeministri nuk u shqetësua për cenimin e sigurisë kombëtare dhe për përfshirjen në një nivel ekstrem të bashkëpunëtorëve të tij të afërt, e për rrjedhojë edhe të vetë Ramës.
Sipas tij, shqetësimi i vetëm i shfaqur nga kryeministri ishte publikimi i aferës dhe dalja në media e provave që lidhen me krimin.
“Asnjë reagim, asnjë plan që krimi të mos ndodhë më, por çdo gjë që krimi të mos merret vesh!”, përfundon Muçollari.
