Ekskluzive/ Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai foli sikur sapo ishte dënuar nga drejtësia.
Shehaj deklaroi se shqetësimi i Ramës lidhet me veprimet e drejtësisë ndaj njerëzve të afërt.
“Sot Edi Rama foli sikur sapo ishte dënuar nga drejtësia. Në fakt, është i shqetësuar. Është i shqetësuar sepse po e shikon që drejtësia ka shkuar te të gjithë njerëzit e tij më të afërt dhe mbase duket që do të ketë ndonjë informacion, që ne nuk dimë.
Por një gjë është e sigurt: ashtu si në vende të ngjashme me Shqipërinë, të Lindjes së Europës, kanë arrestuar dhe kanë akuzuar dhe kanë dënuar kryeministra, e njëjta gjë do të ndodhë në Shqipëri. Kjo ndodhi në Rumani, kjo ndodhi në Kroaci, në Slloveni dhe në shumë vende të tjera. Dhe në Shqipëri do të ndodhë e njëjta gjë”, tha Shehaj.
“Kjo është arsyeja pse Edi Rama është shumë i shqetësuar, se po shikon ngjashmërinë me gjithçka që ka ndodhur në këto vende. Dhe frika e tij është dalja e tij para drejtësisë”, përfundoi ai.
Top Channel