Në protestën e 120-të para Kryeministrisë, një prej qytetarëve bëri thirrje për një mobilizim të gjerë të diasporës shqiptare më 3 tetor në Bruksel, përpara institucioneve europiane. Ai tha se tubimi synon t’i përcjellë Komisionit Evropian mesazhin e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim politik në Shqipëri, por edhe t’i kërkojë llogari institucioneve europiane për qëndrimin ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Në fjalën e tij, protestuesi renditi një sërë çështjesh që i cilësoi si “skandale të paimagjinueshme”, duke kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian të rishikojnë marrëdhëniet me qeverinë shqiptare dhe të ndalojnë takimet me kryeministrin. Ai ngriti gjithashtu pretendime për korrupsion, drejtësinë, sigurinë dhe çështje që, sipas tij, prekin partnerët ndërkombëtarë, duke bërë thirrje për një mobilizim masiv të shqiptarëve në Bruksel më 3 tetor.
Qytetari: Këtë thirrje, të datës 3 tetor, do ta bëjë në Bruksel përpara zyrave të Komisionit Evropian e gjithë diaspora e bashkuar. Ajo diasporë që prej katër muajsh na ka mbështetur pa kushtim, duke ardhur këtu në këtë shesh, duke protestuar bashkë me ne, dhe duke protestuar në mbarë sheshet e qyteteve të Evropës, të Amerikës, të Kanadasë, të anë e mbanë botës. Ky tubim i 3 tetorit ka një rëndësi të veçantë sepse kësaj radhe, ato tubime në të gjithë qytetet, shtetet e Evropës, të gjithë koordinatorët e diasporës në qytete të ndryshme janë bashkuar bashkë në një tubim të përbashkët i cili do jetë atje për t'i treguar Komisionit Evropian që shqiptarët janë të gjithë bashkuar kundër kësaj qeverie. Por nuk është vetëm kaq, ata atje do shkojnë edhe për t'i kërkuar llogari Komisionit Evropian. Sepse është e papranueshme që në këtë shesh të kenë ardhur mbi 10 europarlamentarë dhe mos të ketë ardhur një herë ambasadori i BE-së në Shqipëri. Është e papranueshme që... Marta u pa të dedikojë në fillim në protestat tona, mbështeste Edi Ramën. Është e papranueshme që drejtësia e re e cila u pompua aq shumë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, dhe u financua me taksat e qytetarëve të këtyre vendeve, sot akoma nuk ka arrestuar as Erion Veliajn, as Edi Ramën. Është e papranueshme që Bashkimi Evropian dhe të gjitha, Komisioni Evropian të vazhdojë të negociojë me një kryeministër që qartësisht, siç doli në përgjimet e fundit, është i përfshirë në një trafik ndërkombëtar armësh, ku armët e vjetra, skartimet e NATO-s, transformohen gjasme me origjinë shqiptare në një fabrikë që nuk prodhon asgjë këtu. Dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha, është e papranueshme që sekretet më të rëndësishme si të NATO-s, si të gjithë vendeve, si të gjithë policive, Interpolit dhe gjithë agjencive të sigurisë në gjithë këto vende të nxirren dhe t'i jepen krimit të organizuar nga strukturat e shtetit. Prandaj ky tubim i 3 tetorit duhet mbështetur masivisht. Nga të gjithë shqiptarët, edhe nga ne këtu po të kemi mundësi të shkojmë, por mbi të gjitha nga të gjithë shqiptarët e Evropës të cilët duhet të jenë atje patjetër për të treguar se janë, të jemi të gjithë bashkuar. Dhe siç e bëmë në Rambuje në 99-ën, ku u bëmë 25 mijë veta për të treguar se do ta çlironim Kosovën, të shkojmë në këtë radhë në Bruksel dhe të tregojmë që do e çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë e farës së fëlliqur. Faleminderit.
© SYRI.net