“Jemi kthyer në republikë bananesh, e vetmja industri është krimi”- Aktivistja Vatnikaj: Kërkojmë konfiskimin e pasurive që i janë përvetësuar shoqërisë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në nisje të revoltës nr.120 u shpreh se protesta vijoj me synimin e qartë dhe të palëkundur për dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ajo kërkoi edhe një herë konfiskimin e pasurive që i janë përvetësuar shoqërisë, ndërsa shtoi se protesta i ka dhënë një shuplakë tranzicionit politik.

Sidorela Vatnikaj: Jemi në ditën e 120 të protestës sonë të pandërprerë të zhvilluar çdo ditë me vendosmëri dhe revoltë kundër dhunës shtetërore krimit të organizuar dhe kundër oligarkisë ekonomike. Nuk mund të harrojmë arsyet pse na nxorën për 4 muaj resht, dhunë fizike ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec. Nga një zonë e mbrojtur në një plaçkë për tu shitur, nuk mund të harrojmë korrupsionin qeveritare, bandat kriminale janë ato që po qeverisin shtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të harrojmë as mediat e shitura që refuzuan të transmetojnë çfarë ndodhi në Zvërnec. Ashtu siç nuk harrojmë si një grusht njerëzisht oligarkia ekonomike të përgjigjen 1 nga 1 në SPAK janë ata që kanë përvetësuar të mirat publike. Për 4 muaj kemi ardhur në këtë shesh dhe ndërkohë që kemi shfaqur revoltën ka ndodhur një gjë më e rëndësishme. Janë mbledhur shqiptarë të revoltuar që nuk e shohin Shqipërinë në parti, në këtë shesh kanë ardhur shqiptarë të revoltuar që nuk e shohin atdheun si plaçkë, por si mundësi historike për ti dhënë Shqipërisë shansin me drejtësi dhe përfaqësi të shoqërisë. Në këtë shesh për 4 muaj kemi treguar se ja dalim dhe bëhemi bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi kthyer në republikë bananesh. Funksionon vetëm krimi i organizuar ku e vetmja industri është ajo e drogës. Kemi ardhur në shesh për të thënë haptaz që jemi kundër këtij modeli, vijmë pavarësisht çdo presioni. Jemi këtu çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave tona. E para, është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe gjithë kabinetit. Mijëra qytetarë kanë ardhur dhe kanë thënë se nuk e duan më një sistem dy partiak. Dy emra të përveçëm që kanë qeverisur së bashku. Jemi sot si çdo ditë për të kërkuar që çdo qeveri të ketë vetë, dy mandate çdo kryeministër. Kjo protestë ka qenë një shuplakë e madhe edhe për tranzicionin politik. Kërkojmë konfiskimin e të gjithë të mirave publike që i kanë marrë këtij vendi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?