Lajmi i fundit

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 120-të, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

VIDEO/ Qytetari: Rama asnjë takim të nivelit të lartë në OKB, por vetëm foli keq për popullin e tij

20:40, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare vijon për të 120-ën ditë radhazi, ndërsa një prej qytetarëve që mori fjalën para protestuesve ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York dhe pjesëmarrjen e tij në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qytetari u ndal te takimet e Ramës gjatë qëndrimit në OKB, duke pretenduar se kryeministri shqiptar nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë.

‘Edi Rama ishte i vetmi udhëheqës, i vetëm, në mbledhjen e fundit të Kombeve të Bashkuara, i cili nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë’, deklaroi ai.

Sipas tij, në vend që vizita në OKB të shfrytëzohej për takime diplomatike, Rama foli për situatën në Shqipëri dhe për qytetarët shqiptarë.

‘Përshëndetje të gjithëve!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i vetmi udhëheqës, i vetëm, në mbledhjen e fundit të Kombeve, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë.

Madje nuk takoi as shokët e tij diktatorë me të cilët shoqërohet zakonisht. Por gjithashtu ishte i vetmi kryeministër në atë organizatë ku flasin udhëheqës jo vetëm demokratikë, por shumica e tyre edhe diktatorë e autoritarë, i cili foli keq kundër popullit të tij.

E bëri popullin e tij objekt të diskutimeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Madje jo vetëm kaq, ai pështyu dhe ofendoi njerëzit të cilët prej tre muajsh e më tepër mblidhen në këtë shesh në një protestë të jashtëzakonshme, jo vetëm për historinë e Shqipërisë, por edhe rajonin e më gjerë.

Por si të mos mjaftonte ky dështim, kjo vetmi e madhe e liderit tonë global, në 24 orët e fundit ai organizoi edhe një dështim... duke shkuar madje në Rinas.

Në vendin ku qindra mijëra shqiptarë janë larguar në 10 vitet e fundit nga qeverisja e tij, ku i numëron radhët e gjata si turistë dhe turiste të tij shenjtorë... pra edhe konferencën e jashtëzakonshme që na e bëri në Rinas dhe ku i gjithë populli priste prej tij dorëheqjen, ai e shtyu konferencën, bëri vetëm një video dhe e vazhdoi me demagogjinë e tij të zakonshme.

Edi Ramës i kanë mbetur vetëm dy rrugë: të japë dorëheqjen, ose të bëhet mbret. Rrugë të mesme nuk ka. Mirë do ishte të jepte dorëheqjen, por paradoksalisht dhe ironikisht, nuk do ishte keq edhe sikur të bëhej mbret. Kështu ai nuk do ta përdorte më demokracinë për të mbrojtur pozicionin e vet.

Nuk do na e përdorte më demokracinë për të sunduar përmes votave të vjedhura. Nuk do të kishte të nevojshme ta grabiste Shqipërinë edhe për të blerë vota, por nëse do të bëhej mbret do të vidhte vetëm për veten e vet.

Nuk do ta kishte të nevojshme të bënte aleancë me krimin edhe me llumin për të mbetur në pushtet.

Pra, Edi Rama nuk ka rrugë tjetër të mesme. Sepse nuk mund të quajmë, nuk mund ta quajmë shtet vatikani, arrestin shtëpiak për shefin e opozitës në një vend ku njeriu bën burg nëse ndërton një avlli pa leje.

Nuk mundet të ofrojë imunitet e mbrojtje politike e parlamentare për Belinda Ballukun kur të rinjtë tërhiqen zvarrë me polici përballë parlamentit.

Rrugë tjetër nuk ka për Edi Ramën. Prandaj, Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!’, tha i riu gjatë protestës te kryeministria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco