Foda: Goli i dytë i Austrisë ishte pika që përcaktoi ndeshjen

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë vlerësimin e tij për humbjen 3-1 ndaj Austrisë, duke nënvizuar se skuadra e tij krijoi raste si për të kaluar në avantazh, ashtu edhe për të ngushtuar diferencën. Megjithatë, kundërshtari i shfrytëzoi gabimet e Kosovës në momente vendimtare.

Të lidhura

None found

Sipas Fodës, Austria ishte veçanërisht efikase pas topave të humbur nga Kosova dhe në kalimet e shpejta nga mbrojtja në sulm. Ai theksoi gjithashtu se ekipi i tij luftoi deri në fund dhe nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

“E nisëm shumë mirë ndeshjen dhe kishim mundësinë të shënonim të parët. Patëm një rast të madh për të kaluar në epërsi 1-0. Për mua, momenti vendimtar ishte goli për 2-0, i shënuar pak para mbylljes së pjesës së parë. Schlager doli nga zona e tij e rreptësisë, përshkoi mesfushën tonë dhe më pas dha një pasim të thellë për Wimmerin”, tha Foda.

Ai shtoi se skuadra e kishte të qartë rrezikun që paraqiste Wimmeri me vrapimet pas vijës së mbrojtjes. “E dinim se Wimmeri kërkon shpesh hapësirat pas shpinës së mbrojtësve. Në ato çaste nuk u pozicionuam siç duhej, veçanërisht para përfundimit të pjesës së parë. Pas golit të dytë patëm një mundësi të artë për ta bërë rezultatin 2:1, por nuk e shfrytëzuam. Vetëm tre apo katër minuta më pas erdhi edhe goli për 3-0”, deklaroi ai.

Foda vlerësoi reagimin e lojtarëve të tij pas disavantazhit të trefishtë. “Megjithatë, skuadra nuk u dorëzua në asnjë moment dhe vazhdoi të kërkonte përmbysjen deri në fund. Nëse analizojmë statistikat, mund të themi se ndeshja ishte e ekuilibruar”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

Sipas tij, diferencën e bëri efikasiteti i Austrisë në shfrytëzimin e gabimeve. “Ajo që Austria e bëri shumë mirë ishte ndëshkimi i menjëhershëm i humbjeve tona të topit. Ne bëmë disa gabime të thjeshta dhe ata reaguan menjëherë. Përmes dinamikës, shpejtësisë dhe vrapimeve në thellësi, ata kaluan me shumë sukses nga mbrojtja në sulm”, tha Foda.

“Austria u paraqit mirë edhe në fazën mbrojtëse. Ne arritëm disa herë deri në të tretën e fundit të fushës, por nuk ditëm t’i përdornim siç duhet harkimet”, përfundoi ai.


Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom