Fisnik Asllani pas disfatës ndaj Austrisë: Jam gati të startoj kundër Izraelit

Fisnik Asllani nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen ndaj Austrisë, ndërsa bëri të ditur se është i gatshëm të luajë nga minuta e parë në përballjen e ardhshme me Izraelin.

Të lidhura

None found

Futbollisti i Hoffenheimit deklaroi për “Klan Kosova” se ishte në dispozicion për të nisur ndeshjen, por vendimi për formacionin i takoi përzgjedhësit Franco Foda.

Asllani foli edhe për penalltinë e ekzekutuar nga Edon Zhegrova, duke sqaruar se sulmuesi i Juventusit kishte kërkuar ta merrte përsipër goditjen.

“Unë isha në formë dhe i gatshëm. Mosaktivizimi nga fillimi ishte vendim i trajnerit. Sa i përket penalltisë, Edoni ka dashur ta gjuajë, e ka ekzekutuar dhe ka shënuar”, deklaroi ai.

Duke analizuar ndeshjen, futbollisti kosovar vlerësoi se Austria ishte skuadër më e fortë se Irlanda dhe se fitorja e saj ishte e merituar.

“Austria ishte ekipi më i mirë dhe zhvilloi lojë më të mirë. Ky është futbolli, ndërsa tani duhet të japim maksimumin ndaj Izraelit”, u shpreh Asllani.

Ai shtoi se Kosova nuk pati fat në këtë takim dhe se ekipi duhet të përqendrohet te përgatitjet për ndeshjen e radhës.

“Normalisht, Austria ishte kundërshtar më i fortë se Irlanda. Ata luajtën më mirë, ndërsa ne nuk patëm fat. Tani duhet të stërvitemi dhe të luajmë të enjten”, përfundoi ai.

Kosova do të përballet me Izraelin më 1 tetor, në Hungari, ku do të jetë skuadër mysafire.


Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom