“Dorëheqje”, protestuesit 120 ditë në shesh, thirrje për largimin e qeverisë
27/09/2026 20:02
Në Tiranë po zhvillohet këtë të diel protesta e 120-të qytetare kundër qeverisë.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, ku janë mbajtur fjalime dhe janë shpalosur pankarta me mesazhe politike.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në pankarta dhe thirrje janë shprehur edhe kritika ndaj klasës politike dhe institucioneve të drejtësisë.
Protesta vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.
Top Channel