web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç njofton dorëheqjen/ Zbulohet hapi i radhës para zgjedhjeve parlamentare

27 Shtator 2026, 20:52, Kosova & Bota CNA

Vuçiç njofton dorëheqjen/ Zbulohet hapi i radhës para

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të diel dorëheqjen e tij nga detyra.

Me këtë vendim, Vuçiç i ka dhënë fund mandatit të tij të dytë dhe të fundit pesëvjeçar në krye të Presidencës, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme presidenciale.

‘Bazuar në nenin 116, paragrafi 5 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë, jap dorëheqjen nga detyra e Presidentit të Republikës’, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç ka deklaruar më herët se pas largimit nga posti i presidentit, do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për më 25 tetor.

Më 5 shtator, Partia Progresive Serbe (SNS) e emëroi Vuçiçin si kryesues të listës së saj zgjedhore dhe si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

Vuçiç u zgjodh president në prill të vitit 2017 dhe u rizgjodh në prill të vitit 2022. Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti shërben për një mandat pesëvjeçar dhe mund të rizgjidhet vetëm një herë./CNA 





Lajmet e fundit nga