E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç në fjalimin e dorëheqjes: Nuk duhet të heqim dorë nga Kosova, rezistoni

Vuçiç heq dorë nga posti si president i Serbisë, por jo nga Kosova. Në fjalimin e dorëheqjes, Aleksandar Vuçiç deklaroi se kushdo që do të marrë drejtimin e vendit duhet të mbrojë interesat kombëtare.

“Të gjithë do të duhet t’i rezistojnë heqjes dorë nga Kosova. Të mos lejojmë ata që do të përpiqen t’i bindin të gjithë që të heqim dorë sa më shpejt nga Kosova, me arsyetimin se kështu nuk do të shohim më nga e kaluara, por nga e ardhmja. Të gjithë do të duhet t’i rezistojnë kësaj. Qytetarët le të mendojnë vetë”, tha Vuçiç.

Më herët, ai njoftoi dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë. “Jam mirënjohës ndaj qytetarëve që më kanë treguar besimin dy herë. Sot është dita kur paraqes dorëheqjen time”, deklaroi Vuçiç.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.