E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Dasmë e madhe shqiptare”, Dua Lipa marton kushëririn, i tregon botës traditat shqiptare

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore Dua Lipa ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të saj, duke festuar së bashku me familjarët në një ceremoni me tradita shqiptare.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga dasma, përmes një albumi me foto dhe video nga ceremonia. “Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare!”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Dua Lipa-dasma shqiptare

Përmes këtyre pamjeve, artistja u ka treguar më shumë se 88 milionë ndjekësve të saj në mbarë botën disa prej momenteve të një dasme shqiptare, duke ndarë atmosferën festive dhe emocionet e kësaj dite të veçantë familjare.

Dua Lipa vetë i dha fund beqarisë këtë vit, pas martesës me aktorin britanik Callum Turner. Çifti u martua në Itali në qershor, në një ceremoni private, të cilën këngëtarja zgjodhi ta mbante larg vëmendjes së publikut.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.