
Travis Kelce do të mungojë në ceremoninë e MTV Video Music Awards 2026, ku bashkëshortja e tij, Taylor Swift, pritet të jetë një nga protagonistet kryesore të mbrëmjes.
36-vjeçari nuk do të mund ta shoqërojë Swift në ceremoninë që zhvillohet të dielën në Los Angeles, pasi skuadra e tij, Kansas City Chiefs, ka një ndeshje të programuar ndaj Miami Dolphins në Hard Rock Stadium, në Florida.
Ndërkohë, Taylor Swift do të marrë pjesë e vetme në ceremoninë e çmimeve, ku është nominuar në plot 11 kategori.
Mbrëmja pritet të jetë veçanërisht e rëndësishme për këngëtaren, pasi ajo do të marrë edhe çmimin e parë “Artist Director Honors”, një vlerësim i ri që nderon artistët që kanë sjellë risi në realizimin e videoklipeve dhe në mënyrën e tregimit të historive përmes imazheve.
Por surprizat për Swift nuk mbarojnë këtu. Gjatë ceremonisë ajo do të prezantojë për herë të parë videoklipin e këngës së saj të re, “Patient Zero”, ku shfaqen edhe Dakota Johnson dhe Colin Farrell.
Swift kishte publikuar më herët një fragment të shkurtër të videoklipit, duke u dhënë fansave një paraqitje të parë të dy aktorëve të njohur.
Kënga “Patient Zero” është një nga katër këngët e reja të përfshira në edicionin deluxe të albumit të saj të vitit 2025, “The Life of a Showgirl: The Encore”. Tre këngët e tjera janë “Cleveland!”, “Pink Clouding” dhe “Babylon”.