Gazetarja Mejdini: Rama tregoi forcën në momentin kur të tjerët e mendonin më të dobët

27 Shtator 2026 | 21:58

E ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetarja Fatjona Mejdini komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, pas kthimit të tij nga SHBA-ja, duke u shprehur se, përmes saj, Rama zgjodhi të tregojë se është i fortë dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga e tij.

“Rama vinte nga SHBA-ja, kishte zgjedhur aeroportin, dukej si një lloj urgjence për atë konferencë, dukej sikur një njoftim i madh do të vinte nga aty. U mendua për ndonjë gjë të madhe, të tipit dorëheqje. Ishin shumë spekulime normale, pasi kryeministri Rama ka një situatë të rënduar nga protestat që prej katër muajsh dhe, nga ana tjetër, skandalet e njëpasnjëshme që dalin nga hetimet e SPAK-ut. Por Edi Rama bëri atë që të tjerët nuk e prisnin, ose e prisnin më pak. Tregoi që unë jam i fortë në momentin kur ju mendoni se jam më i dobët. Ajo që bëri aty në aeroport ishte tregimi i një lloj force. Ai tha se nuk ka burrë nënë ta akuzojë për çështje korrupsioni. Tregoi një qëndrueshmëri dhe theksoi se nuk do të lëvizte nga vendi i tij, pavarësisht nga çdo lloj gjëje që do të vinte. Kryeministri nuk ka ndërmend të lëvizë nga kjo rrugë. Shqipëria do të ketë testin e saj në zgjedhjet lokale të vitit 2027”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Edvin Kulluri teksa po fliste për problematikat që, sipas tij, shoqërojnë qeverisjen në vend, pretendoi se në...
21:41 | 27/09/2026

Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK

I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetari Julian Kasapi foli nga Brukseli për pyetjen që i drejtoi Komisionit Evropian lidhur...
21:17 | 27/09/2026

Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Aleksandër Vuçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë, pas më shumë se nëntë vitesh në krye të shtetit. Në fjalimin e tij...
20:58 | 27/09/2026