Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur
Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa, banues në Wolcott, më 3 shtator, gjatë një operacioni të synuar të zbatimit të ligjit.
Sipas ICE, Billa ndodhej ilegalisht në SHBA dhe përballet me akuza shtetërore në pritje, të cilat rrjedhin nga një operacion i fshehtë i zhvilluar më 28 maj në kuadër të hetimeve për shfrytëzimin e fëmijëve në Hartford.
Akuzat, sipas ICE dhe raporteve të mëparshme të Policisë së Hartfordit, përfshijnë tentativë kriminale për kryerjen e sulmit seksual të shkallës së dytë, tentativë kriminale për abuzim seksual të një të mituri, si dhe tentativë kriminale me rrezik lëndimi që përfshin kontakt seksual me një viktimë nën moshën 16 vjeç.
Operacioni i majit u krye nga Policia e Hartfordit dhe Task Forca e FBI-së për Krimet Kundër Fëmijëve dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Një detektiv i fshehtë u paraqit në internet si një vajzë 15-vjeçare.
Sipas policisë, tre burra, mes tyre Billa Hasan nga Wolcott, udhëtuan drejt një vendndodhjeje të paracaktuar në Hartford, duke besuar se do të takonin një të mitur për marrëdhënie seksuale. Në një raport, vendndodhja identifikohet si një hotel Best Western në Brainard Road.
Tre të dyshuarit u arrestuan pa incidente dhe fillimisht u mbajtën me një garanci prej 500 000 dollarësh.
Mediat lokale në atë kohë e identifikuan banorin e Wolcott si Billa Hasan, 56 vjeç, ndërsa ICE më vonë iu referua atij si Hasan Billa.
Në kohën e raportimeve të para në qershor, Hasani nuk ishte akuzuar. Akuzat mbeten në pritje dhe ai nuk është dënuar.
ICE Boston njoftoi arrestimin e 3 shtatorit në mediat sociale më 25 shtator, duke e përshkruar atë si pjesë të operacioneve të synuara në Wolcott. Agjencia nuk publikoi menjëherë detaje të tjera lidhur me historikun e tij të emigracionit, nëse ai ndodhet në paraburgim të ICE-së apo cilat do të jenë hapat e mëtejshëm në procedurat e largimit.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se kushdo që ka informacion lidhur me krimet ndaj fëmijëve mund të kontaktojë Policinë e Hartfordit ose të paraqesë një informacion në mënyrë anonime.

Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin
Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK
Gerti Shella: Vlora Hyseni dorëzoi dorëheqjen, por nuk ja pranuan
- 21:58 Gazetarja Mejdini: Rama tregoi forcën në momentin kur të tjerët e mendonin më të dobët
- 21:41 Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin
- 21:17 Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK
- 20:58 Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë
- 20:40 Ndryshohen ambasadorët e Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
- 20:37 Gerti Shella: Vlora Hyseni dorëzoi dorëheqjen, por nuk ja pranuan