Asnjë shtrëngim duarsh, kokat ulur dhe shirita të zinj, Irlanda e kthen ndeshjen me Izraelin në një deklaratë simbolike Një episod i turpshëm është regjistruar këtë të dielë në Milano. U vandalizua një murales dedikuar legjendës së Milanit dhe futbollit italian Franco Baresi pranë selisë së Milanit.
Kur kanë kaluar më pak se 2 muaj nga ndarja nga jeta e kapitenit historik kuqezi, piktura murale që i bënte homazh kujtimit të kësaj legjende, u dëmtua në mënyrën më të turpshme.
Ai që denoncoi këtë fakt të shëmtuar ishte këshilltari bashkiak Alessandro Giungi përmes një postimi në rrjetet sociale ku dukej qartë mbulimi i fytyrës së Baresit me anë të bombolave spray, po kështu edhe i numrit 6 dhe disa pjesë të strukturës.
Një akt vandalizmi që prek në mënyrë të veçante ndjeshmëtinë e tifozëve dhe të klubit duke goditur imazhin e një simboli që të gjithë karrierën ia dedikoi Milanit duke veshur fanellën kuqezi për 20 vjet, nga të cilat 15 me shiritin e kapitenit në krah dhe duke fituar të gjithë trofetë.
View this post on Instagram
Top Channel