Flash

Lojtarët e Irlandës refuzojnë të shtrëngojnë duart me skuadrën e Izarelit

Lapsi.al 27 September 2026

Lojtarët e Republikës së Irlandës dhe Izraelit nuk shtrënguan duart me njëri-tjetrin para ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s të dielën në Hungari.

Pas daljes në fushë, skuadra e Republikës së Irlandës qëndroi për himnin e tyre kombëtar dhe uli kokat gjatë himnit të Izraelit. Pas himneve, dy skuadrat nuk u rreshtuan për shtrëngimet tradicionale të duarve. Gjithashtu, nuk pati shkëmbim flamujsh mes kapitenit të Republikës së Irlandës, Dara O’Shea, dhe kapitenit të Izraelit, Manor Solomon, të cilët gjithashtu nuk shtrënguan duart.

Ndeshja ka shkaktuar polemika që nga shkurti, kur dy skuadrat u shortuan për të luajtur kundër njëra-tjetrës në Grupin B3. Lojtarët e Republikës së Irlandës janë përballur me thirrje për t’u tërhequr nga ndeshja për shkak të luftës së vazhdueshme Izrael-Gaza, me fushatën “Stop The Game” – organizuar nga grupi i presionit “Irish Sport for Palestine” – e cila po merrte hov. 

Përpara ndeshjes lojtarët votuan nëse do të vazhdonin të luanin ndeshjen pas debateve të gjata në hotelin e ekipit në Debrecen të shtunën.

Portieri Gavin Bazunu konfirmoi se ishte tërhequr nga skuadra, duke thënë se ndjente se “do të ishte gabim të merrte pjesë” në ndeshjen e së dielës dhe në ndeshjen e kthimit në Serbi më 4 tetor.

Lojtarët irlandezë mbanin shirita të zinj në krahë, të cilat shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Irlandës, David Courell, tha të shtunën se ishte një gjest “në njohje të të gjitha jetëve të humbura në konfliktin [e Gazës]”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI