Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Martoi kushëririn e saj në Kosovë, Dua Lipa ndan pamjet dhe krenohet para miliona ndjekësve: Bëmë një dasmë të madhe shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Martoi kushëririn e saj në Kosovë, Dua Lipa ndan pamjet dhe
Pamje nga dasma

Dasmë e madhe ka pasur në familjen e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Djali i hallës së artistes ka kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni të madhe, ku tradita shqiptare ka qenë në qendër të festës. E siç e do zakoni, tupanat kanë rënë fort, ndërsa këngët e vallet shqiptare kanë shoqëruar atmosferën festive.

Mes të ftuarve nuk ka munguar as vetë Dua Lipa, e cila është bërë pjesë e festës duke kërcyer e kënduar nën ritmet e muzikës shqiptare. Artistja ka dhuruar momente të veçanta në dasmën familjare, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me traditat shqiptare.

Por festa nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të dasmës. Dua Lipa ka zgjedhur të ndajë me miliona ndjekësit e saj në Instagram disa nga momentet më të bukura të ceremonisë, duke sjellë në rrjetet sociale copëza nga një dasmë shqiptare e duke i treguar botës traditat tona.

Në fotografitë dhe pamjet e publikuara prej saj, artistja ka ndarë momente nga ceremonia dhe festa, ndërsa në përshkrimin e postimit ka treguar me krenari se kushëriri i saj ka kurorëzuar dashurinë me gruan e ëndrrave të tij.

“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare!!!”, ka shkruar Dua Lipa.

Në fund, këngëtarja e ka shoqëruar postimin edhe me një batutë plot humor: “Po na rritet rrethi!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese