web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqipëria është në rrugë të mbarë"/ Komisionerja e BE-së, Marta Kos: Mes 4 shteteve me ecuri pozitive

27 Shtator 2026, 22:36, Politikë CNA

"Shqipëria është në rrugë të

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, komentoi procesin e integrimit të disa vendeve të Europës drejt Unionit. 

Në një intervistë të dhënë për median franceze “France 24”, Kos tregoi se cilat janë katër vendet që po përparojnë, ku përmendi edhe Shqipërinë, që sipas saj, është në rrugë të mbarë.

“Mali i Zi, i cili është realisht në krye, mund të përfundojë negociatat teknike në fund të vitit dhe më pas të bëhet anëtar në vitin 2028. Shqipëria është në rrugë të mbarë. Moldavia po jep gjithnjë e më shumë rezultate dhe, sigurisht, edhe Ukraina. Pra, këto janë katër vendet në krye”, tha Kos.

Duke folur për Ballkanin, Kos u shpreh se zbatimi i reformave është i pabarabartë, gjë që mund të çojë në zhvendosjen e 330 milionë eurove të fondeve të BE-së larg vendeve me rezultatet më të dobëta./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga