Ish-avokatja e Donald Trump dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme në detyrë e New Jersey-t, Alina Hamba, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me biznesmenin turk Turhan Mildon, drejtues i Miller Holding, kompani që operon në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe minierave.
Sipas New York Post, ceremonia u zhvillua në hotelin ikonë Waldorf Astoria në Manhattan, në një nga sallat luksoze të katit të katërt. Ambienti ishte dekoruar me lule qershie dhe qindra trëndafila të kuq, duke krijuar një atmosferë spektakolare për çiftin dhe të ftuarit.
Kostoja e ceremonisë thuhet se ka qenë marramendëse. Sipas një organizatori të njohur eventesh, vetëm qiraja e sallës, muzika dhe dekorimet mund të kenë kushtuar më shumë se 1 milion dollarë, pa përfshirë shpenzimet për akomodimin e të ftuarve apo hapësirat e tjera të hotelit.
Hamba dhe Mildon thuhet se e organizuan dasmën në vetëm tre muaj, me ndihmën e dy organizatorëve të njohur të ceremonive nga Palm Beach. Fillimisht, çifti kishte planifikuar ta zhvillonte dasmën në hotelin historik Plaza, por nuk arriti të gjente një datë të lirë.
Çorum FK’nin Asbaşkanı Turhan Mildon, ABD Başkanı Trump’ın eski kişisel avukatı Alina Habba ile New York’ta evlendi. Düğüne katılanlar arasında FBI Direktörü Kash Patel ve dünyaca tanınan eski profesyonel boksör Mike Tyson gibi ünlü isimler de yer aldı. https://t.co/SGwkwJfC8p https://t.co/TsSR7dwq2c
— Halk TV (@halktvcomtr) September 27, 2026
Në ceremoninë luksoze morën pjesë zyrtarë të administratës Trump dhe emra të njohur të politikës amerikane. Mes të ftuarve ishin Margot Martin, asistente speciale dhe këshilltare për komunikimin e presidentit amerikan, drejtori i FBI-së Kash Patel dhe Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.
Në listën e të ftuarve ishte edhe legjenda e boksit Mike Tyson. Donald Trump, megjithatë, nuk ishte i pranishëm në pritjen e dasmës. Në atë kohë, presidenti amerikan ndodhej në Knoxville, Tennessee, ku po merrte pjesë në një ndeshje futbolli universitar.
Marrëdhënia mes Hambës, 42 vjeç, dhe Mildon, 29 vjeç, u bë publike për herë të parë në prill, kur të dy u shfaqën së bashku në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Çifti u fotografua më vonë së bashku edhe gjatë një aktiviteti privat në një klub në Washington, me rastin e festës kombëtare amerikane të 4 Korrikut.
Çorum FK Asbaşkanı Turhan Mildon ile Donald Trump’ın eski kıdemli danışmanı Alina Habba, New York’taki Waldorf Astoria’da evlendi. • Düğüne Trump katılmadı. • Davetlilere Kraliyet Ossetra havyarı, ıstakozlu risotto veya bonfile ve çeşitli dondurmalar ikram edildi; gece boyunca Dom Pérignon şampanyası servis edildi. • Dünyaca ünlü isimleri ağırlayan Waldorf Astoria, bu kez Mildon ve Habba’nın düğününe ev sahipliği yaptı.
— Gençlik Gazetesi (@genclikgastesi) September 27, 2026
