“Afër një muaj të skaduara”/ Qytetarja denoncon vezët e prishura të blera në një dyqan lagjeje

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 28.09.2026, 01:19

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një paketim me vezë që, sipas saj, është shitur pasi kishte kaluar afati i përdorimit.

Qytetarja thotë se e ka blerë paketimin me 10 vezë të markës “Ovvital” në një dyqan lagjeje dhe, pas kontrollit, ka konstatuar se produkti kishte kaluar afatin e skadencës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet paketimi, ku data e paketimit rezulton 29/07/2026, ndërsa data e skadencës është 25/08/2026.

Brenda paketimit, vezët duken të dëmtuara dhe me përmbajtje të errësuar, ndërsa lënda e tyre ka rrjedhur në kutinë e kartonit.

Sipas qytetares, produkti është blerë rreth një muaj pas datës së skadencës, duke ngritur shqetësimin se si një produkt i tillë ka përfunduar në shitje.

Qytetarja kërkon që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse të kontrollit ushqimor dhe të merren masat përkatëse.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga konsumatorja, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e subjektit tregtar dhe institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit