Bill Gates: Rreziku është keqpërdorimi i AI, jo dalja e saj jashtë kontrollit

28 Shtator 2026 | 04:59

Miliarderi dhe drejtuesi i Microsoft, Bill Gates vlerëson se shqetësimi më urgjent lidhur me inteligjencën artificiale është përdorimi i saj nga njerëz me qëllime të këqija, dhe jo mundësia që ajo të veprojë në mënyrë të pavarur e të dalë plotësisht jashtë kontrollit.

Sipas tij, përqendrimi te skenarët katastrofikë rrezikon të largojë vëmendjen nga probleme më të afërta dhe më konkrete.

“Na shqetësojnë gjëra shumë më pak ekstreme sesa skenari përfundimtar i katastrofës dhe kam frikë se pikërisht ky skenar po ua shpërqendron vëmendjen njerëzve”, u shpreh Gates në një interviste për median amerikane.

Ai theksoi se, sipas vlerësimit të tij, aktualisht nuk ekziston rreziku që këto sisteme të inteligjencës artificiale të dalin plotësisht jashtë kontrollit.

“Çështja urgjente lidhet me njerëzit keqdashës që përdorin AI-në, jo me AI-në që vepron më vete”, deklaroi ai.

Megjithatë, Gates pranoi se rastet e humbjes së kontrollit kanë pasur edhe një efekt pozitiv, duke tërhequr vëmendjen e publikut ndaj inteligjencës artificiale.

“Në njëfarë kuptimi, do të thosha se është mirë që këto incidente të humbjes së kontrollit i kanë bërë njerëzit të përqendrohen te AI-ja, edhe pse ky nuk është rreziku i menjëhershëm”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërhyrje në faqet qeveritare të SHBA. Shtohen raportimet për agjentë të AI-së që veprojnë jashtë kontrollit

OpenAI njoftoi se ka pezulluar trajnimin e modeleve të saj më të fundit të inteligjencës artificiale, ndërsa po shtohen raportimet për agjentë të AI-së që...
23:37 | 27/09/2026

Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa, banues në Wolcott, më 3...
22:04 | 27/09/2026

Referendumi për neutralitetin në Zvicër, qytetarët rrëzojnë propozimet për rregulla më të rrepta

Votuesit në Zvicër kanë hedhur poshtë me shumicë dërrmuese propozimet për një interpretim më të rreptë të traditës së neutralitetit të vendit. Ishin më shumë...
18:48 | 27/09/2026