Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille
Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht investimeve të reja në landfille ...
Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht investimeve të reja në landfille ...
Dashi Ata që janë në një lidhje nuk duhet të nxitohen për asgjë. Për gjithçka do të bëjnë mir&e...
Banorët e lagjes Bashaj në fshatin Dojan të Tropojës denoncojnë në redaksinë e “Piranja News”, gjendjen e rrug&eu...
Kompania e Ergys Agasit i arrestuar me urdhër të SPAK për grup të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t, në vetëm muaj ka arritur ...
Nëse historia e tranzicionit të Shqipërisë do të kishte qenë ndryshe, edhe fati i qindra mijëra të rinjve që emigru...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas monologut të Edi Rama në Rinas, pasi e kishte njoftuar pë...
Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte në Fermë-Çlirim. ...
Çifti Ergys dhe Dorina Verdho duhet të merret si “shembull” nga familjet shqiptare për mënyrën sesi kanë shumëf...
Sot shënohen 120 ditë protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe këtë të diel, qytetarët u mblodh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar i identifikuar si Marculino Osmani, ka h...

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) njoftoi së fundmi se ka lidhur kontratën për zgjerimin e Eco Park Dumrea në Belsh, projekti që parashikon ngritjen e strukturave të reja të akomodimit në natyrë, nga glamping dhe shtëpitë në lartësi, te një park aventure dhe hapësira të tjera rekreative e edukative.
Kontrata është lidhur me bashkimin e operatorëve “2 N” sh.p.k. dhe “Shendelli” sh.p.k., me një ofertë prej 217.6 milionë lekësh pa TVSH, ose rreth 2.4 milionë euro. Projekti është pjesë e programit të FSHZH-së për ngritjen e produkteve të reja turistike në zona me potencial zhvillimi rajonal dhe lokal.
FSHZH e shpalli tenderin në qershor, me një fond limit prej 333.1 milionë lekësh pa TVSH. Objekti i procedurës ishte pasurimi me funksione të reja i Eco Park Dumrea në Belsh, përmes një kontrate “me çelësa në dorë” kurse fati për realizimin e saj është përcaktuar në 20 muaj.
Projekti është prezantuar si pjesë e orientimit të Belshit drejt turizmit “eco”, me investime që kombinojnë akomodimin në natyrë me aktivitete rekreative dhe edukative pranë Liqenit të Marinës.
Pjesa kryesore e projektit lidhet me krijimin e kapaciteteve të reja të akomodimit. Raporti arkitektonik parashikon 14 shtëpi në lartësi, ose “tree houses”, të ngritura mbi struktura druri dhe të lidhura mes tyre me platforma dhe shkallë të jashtme.
Shtëpitë janë konceptuar në tre module dhe kanë një kapacitet të përgjithshëm prej 56 deri në 84 persona. Strukturat ngrihen mbi terren për të shmangur ndërhyrjet e mëdha në tokë dhe për të ruajtur gjelbërimin ekzistues.
Një tjetër pjesë e akomodimit do të jetë zona glamping, me 14 njësi të shpërndara mes gjelbërimit dhe pranë brigjeve të liqenit. Çdo njësi është projektuar për katër deri në gjashtë persona, me bllok sanitar të integruar dhe platformë të jashtme të mbuluar. Kapaciteti i kësaj zone arrin gjithashtu në 56-84 persona.
Në projekt është përfshirë edhe “Adventure Park – Survivors Area”, një zonë me struktura dhe pengesa në natyrë që arrijnë deri në shtatë metra lartësi. Ajo do të ketë elemente vertikale dhe horizontale, struktura me litarë dhe rrjeta, lojëra dinamike dhe do të integrojë edhe zipline-in ekzistues.
Kompleksi plotësohet me hapësira edukative dhe rekreative, ndër të cilat sallë multifunksionale, klasa modulare, sera, pavijone në natyrë, amfiteatër të hapur, pishinë, fusha sportive, restorant dhe zgjerim të parkimit. Masterplani i vendos funksionet e akomodimit në zonat më të qeta të parkut, ndërsa aktivitetet rekreative dhe hapësirat e socializimit zhvillohen më pranë liqenit./Monitor
Kompania e Ergys Agasit i arrestuar me urdhër të SPAK për grup të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t, në vetëm muaj ka arritur ...
Nëse historia e tranzicionit të Shqipërisë do të kishte qenë ndryshe, edhe fati i qindra mijëra të rinjve që emigru...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Fermë Çlirim, ku një 70-vjeçar ka ...
Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shtetas shqiptar 56-vjeçar në kuadër të një operacioni të posaçëm...
Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte në Fermë-Çlirim. ...
Çifti Ergys dhe Dorina Verdho duhet të merret si “shembull” nga familjet shqiptare për mënyrën sesi kanë shumëf...
Një zjarr që ka nisur në anë të kanaleve vaditës në fshatin Ndërnenas të Libofshës ka marrë përmasa ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar i identifikuar si Marculino Osmani, ka h...
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku ...
Ato që ishin planifikuar si pushime familjare për vëlla e motër, bashkë me partnerët e tyre, shqiptarë që jetonin në...