Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas largimit të Vlora Hysenit

Këtë të hënë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mbledhë në orën 08:30, Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Pallatin e Brigadave.

Takimi zhvillohet pas ngjarjeve të fundit në lidhje me ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Të lidhura

None found

Diskutimet pritet të përqendrohen te siguria kombëtare dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar, si edhe te zhvillimet në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Pjesë e rendit të ditës pritet të jetë edhe drejtimi i ri i SHISH-it: pas largimit të Hysenit, detyrën e drejtorit të komanduar do ta marrë Elvis Lila.

Këshilli drejtohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtues të institucioneve kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Në mbledhje pritet të jenë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha.

Pjesëmarrës pritet të jenë gjithashtu drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ligji e përcakton Këshillin e Sigurisë Kombëtare si organ këshillimor të Presidentit për çështjet e sigurisë kombëtare. Në varësi të temave të rendit të ditës, Presidenti ka të drejtë të ftojë edhe drejtues ose përfaqësues të institucioneve të tjera.

Mbledhja e fundit e Këshillit u zhvillua në Qershor 2023. Në atë takim u trajtuan gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë presidencës së Ilir Metës, në një nga mbledhjet u ftua edhe kryetari i atëhershëm i opozitës, Lulzim Basha, i cili e pranoi ftesën.

 


Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet