Zbuloi transferimin sekret të dy ushtarëve koreano-veriorë, Koreja e Jugut i kërkon llogari Ukrainës: Kërkoni falje! Presidenti amerikan Donald Trump i ka sugjeruar homologut kinez Xi Jinping që Pekini të blejë armë amerikane, në një përpjekje për të zbutur shqetësimet e Kinës për shitjet e armëve të SHBA-së ndaj Tajvanit.
Zbulimin e bëri ambasadori amerikan në Pekin, David Perdue, gjatë një interviste për Fox News. Ai tha se Trump i ka bërë këtë propozim Xi Jinpingut, por nuk specifikoi se kur ka ndodhur biseda.
Sipas Perdue, shitjet e armëve në Tajvan janë diskutuar vazhdimisht mes dy presidentëve, ndërsa qëndrimi i Uashingtonit për këtë çështje nuk ka ndryshuar.
Në dhjetor, SHBA miratoi një paketë armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11.1 miliardë dollarë. Kina e kundërshton fuqishëm furnizimin ushtarak të ishullit dhe e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj.
Pekini ka deklaruar se synon bashkimin me Tajvanin dhe nuk e përjashton përdorimin e forcës, ndërsa SHBA vazhdon të mbështesë aftësinë mbrojtëse të ishullit përmes shitjeve të armëve.
Top Channel