Trump kërkesë Kinës: Nëse armët e Tajvanit ju shqetësojnë, blini edhe ato amerikane Të paktën 68 persona kanë humbur jetën në Indi dhe Nepal si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës gjatë tre ditëve të fundit.
Në Indi janë raportuar 56 viktima, kryesisht në shtetin Uttar Pradesh, ku reshjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, infrastrukture dhe të mbjella. Më shumë se 70 mijë banorë janë evakuuar nga zonat e ulëta në shtetin Odisha, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Në Nepal, autoritetet raportojnë 12 të vdekur dhe shtatë persona të zhdukur nga fatkeqësitë e lidhura me reshjet. Ndërkohë, 10 alpinistë dhe udhërrëfyes nepalezë rezultojnë të zhdukur pas një orteku në Himalaje.
Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga banesat e tyre.
Top Channel