Kuvendi pritet të miratojë deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Kuvendi pritet të miratojë deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

08:08, 28/09/2026

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Seanca do të mbahet në orën 11:00, në Sallën e Seancave.

Krahas deklaratës, deputetët do të shqyrtojnë edhe pika të tjera të rendit të ditës. Fillimisht pritet të miratohen procesverbalet nga seancat e mëparshme, ndërsa deputetët do të bëjnë edhe betimin.

Në këtë seancë parashihet gjithashtu zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në rend dite është edhe formimi i komisioneve parlamentare./ RTK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco