Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (EMRAT)

28 Shtator 2026 | 08:14

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.

Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:

  1. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)
  2. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi
  3. Kryeministri, Edi Rama
  4. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
  5. Ministri përgjegjës për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha
  6. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu
  7. Ministri përgjegjës për Punët e Brendshme, Ervin Demo
  8. Ministri përgjegjës për Financat, Erion Malaj
  9. Ministri përgjegjës për Transportin, Enea Karakaçi
  10. Ministri përgjegjës për Energjinë, Enea Karakaçi
  11. Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi
  12. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
  13. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila
  14. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa, banues në Wolcott, më 3...
22:04 | 27/09/2026

Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Edvin Kulluri teksa po fliste për problematikat që, sipas tij, shoqërojnë qeverisjen në vend, pretendoi se në...
21:41 | 27/09/2026

Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK

I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetari Julian Kasapi foli nga Brukseli për pyetjen që i drejtoi Komisionit Evropian lidhur...
21:17 | 27/09/2026