Të paktën 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov, i cili tha se sulmi ka shkaktuar dëme në pallatin e goditur.

Ndërkohë, Kievi është përballur gjithashtu me një sulm me dron. Sipas autoriteteve lokale, një dron rus goditi një pikë karburanti në kryeqytet.

Deri tani nuk janë raportuar detaje të tjera për viktima apo përmasat e dëmeve në Kiev.

Sulmet vijnë në një kohë kur Rusia ka intensifikuar goditjet ajrore ndaj qyteteve ukrainase, ndërsa autoritetet vijojnë të raportojnë për sulme me dronë dhe raketa në zona të ndryshme të vendit.

Top Channel